Analizë/ Më shumë biznese femërore në shërbim dhe prodhim, dominojnë bizneset e vogla
TIRANE, 22 Maj/ATSH, Nini Mano/- Ndërsa në vitin 2014 përqindja e pronareve dhe administratoreve gra arriti në 28,5%, ku dominojnë në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) dhe ku në periudhën 2005-2014 përqindja e pronareve/administratoreve gra është rritur në të gjitha kategoritë. Vihet re se rritja deri 6% është më e dukshme dhe u takon […]
/ATSH, Nini Mano/- Ndërsa në vitin 2014 përqindja e pronareve dhe administratoreve gra arriti në 28,5%, ku dominojnë në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) dhe ku në periudhën 2005-2014 përqindja e pronareve/administratoreve gra është rritur në të gjitha kategoritë. Vihet re se rritja deri 6% është më e dukshme dhe u takon bizneseve të vogla me deri 4 persona të punësuar.
Sipas INSTAT, gjatë kësaj periudhe, për ndërmarrjet me më shumë se 50 të punësuar, rritja llogaritet me 3,7%.
Në periudhën 10-vjeçare 2005-2014, përqindja e grave pronare dhe administratore është rritur në të gjitha aktivitetet ekonomike, por viti 2014 shënon diferencë të qartë në aktivitetet e prodhimit të shërbimeve me 30,6%, krahasuar me aktivitetet e prodhimit të të mirave, që zënë 16,2% ndaj totalit të biznesit femëror.
Aktivitetet ekonomike si tregtia dhe shërbime të tjera kanë pjesëmarrjen më të lartë të grave pronare dhe administrator për periudhën 2005- 2014. Ndryshe nga këto grup biznesesh, vërehet se aktivitetet me pjesëmarrjen më të ulët të grave janë transporti dhe magazinimi, bujqësia, pyjet, peshkimi dhe ndërtimi. Në këto ndërmarrje më shumë se 90 përqind janë pronarë burrat.
Vjet, nga 17.377 ndërmarrje të reja të krijuara, 31 përqind u takonin grave dhe 69% burrave. Vërehet se në periudhën 2005-2014, përqindja e ndërmarrjeve aktive gjithsej të zotëruara apo drejtuara nga gratë është rritur nga 22,9%, në 28,5%, me rritjen 6% në total.
Gjatë së njëjtës periudhë, përqindja e ndërmarrjeve të reja të zotëruara apo të drejtuara nga gratë ka qenë relativisht e qëndrueshme, në nivele rreth 30%. Studimi i kryer nga INSTAT thekson se nëse përqindja e ndërmarrjeve të reja të zotëruara apo të drejtuara nga gratë nuk rritet mbi këtë nivel, në të ardhmen e afërt pritet që përqindja e ndërmarrjeve aktive gjithsej të biznesit femëror të rritet ngadalë deri në 30-31% ndaj totalit të ndërmarrjeve gjithsej.
Në mënyrë që ky nivel të arrijë mbi 31% në periudhat afatgjata, duhet që të jenë gratë ato që duhet të marrin nisma të reja për të krijuar më shumë ndërmarrje.
Më së shumti, në tërësi vërehet se pronarët apo administratorët e ndërmarrjeve të reja në gjithë qarqet dhe aktivitetet ekonomike janë meshkuj, por bizneset femërore përfaqësohen në masë të gjerë në sektorin e shërbimeve.
Sipas shpërndarjes, ndërmarrjet e bizneseve femërore ndër qarqet, në 47,5% janë të hapura në qarkun e Tiranës, fenomen që regjistrohet gjithsesi edhe për meshkujt, ndonëse në përqindje më të ulët, me 42,6%.
Në krahasim me meshkujt, qarqet me përqindje më të lartë me pronare dhe administratore gra janë Tirana me 30,7%, ndërsa qarku i Kukësirt regjistron përqindjen më të ulët, me vetëm 15,6% biznese femërore.
Ndërmarrjet e reja në vitin 2014 janë të përqendruara kryesisht në Tiranë si për ndërmarrjet që zotërojnë apo drejtuara nga gratë, ashtu edhe nga burrat.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4376
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35