Anastasi, ‘mohikani’ i arkeologjisë nënujore: Shqipëria me trashëgimi të pasur, ja 2 projektet madhore! Sfida për ta mbajtur kërkimin ‘gjallë’ teksa fondet mungojnë

Nga Doliumi i gjetur në thellësinë 30 m në Gjirin e Durrësit, tek piroskafi 115-vjeçar “Verbano” i mbytur pak ditë pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore, arkeologu Adrian Anastasi edhe gjatë viteve të fundit, ka çliruar nga bota nënujore, relike të çmuara të trashëgimisë. Rezultatet i prezanton në konferencën e Institutit të Arkeologjisë, ku zbuloi projektet në proces.

“Janë dy projekte kombëtare. I pari lidhet me hartën arkeologjike nënujore të bregdetit shqiptar, për të cilën ne kemi vite që punojmë dhe po e plotësojmë dalëngadalë me rezultate vërtetë shumë optimiste. Këtu përmend anije antike që fillojnë nga shekulli i VI edhe deri në ditët e sotme. Me anijet e Luftës së Parë, Luftës së Dytë Botërore. Mandej është dhe projekti tjetër shqiptaro-Zviceran. Jemi duke punuar në një nga sitet më të mëdha, në mos më i madhi në Ballkan, dhe një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Rezultatet e klasifikojnë këtë sit si i neolitit të mesëm dhe padyshim që do sjellë shumë të reja mbi ekonominë, mbi jetën, mbi mënyrën se si është e organizuar shoqëria në atë periudhë”, rrëfen Anastasi.

Anastasi, është ndër të fundit ‘mohikanë’ të arkeologjisë nënujore.

“Gjithmonë ka qenë përpjekja për ta pasur gjithmonë gjallë, për mos ta mefshur kërkimin arkeologjik nënujor”, shprehet arkeologu.

Ka qenë ky një nga motivet që e ka nxitur të rikthehet nga Italia ku studioi në universitetin e Genova-s.

“Unë jam kthyer nga Italia në vitin 2005 . Në fillim ti vlerëson potencialitetin e asaj që ti do të kërkosh, në rastin tonë të trashëgimisë nënujore. Dhe këtë gjë e manifeston në mënyrë shumë kuptimplotë trashëgimia jonë, e cila nuk ka asnjë dallim me trashëgiminë nënujore qoftë të Greqisë qoftë me Malin e ZI, Kroacinë, apo edhe me Italinë përballë”, shton më tej.

Thellësia, shikueshmëria dhe temperaturat e ulëta janë vetëm disa prej vështirësive të tjera, por pasioni për arkeologjinë e vetëdija e pasurisë që fshihet nën ujë e bëjnë të vijojë...

“ Gji si i Sarandës, i Vlorës, Durrësit, Lalëzit dhe  Shëngjinit kanë një valencë shumë të lartë të këtij potencialiteti. Durrësi padyshim zë vendin e parë. Janë këto që ti fillon i vlerëson dhe të orientojnë në kërkim që të fokusosh ku do të ndërtosh një projekt, për kohën, personat që do të përfshish etj”.

E pranon se, një infrastrukturë me e mirë, do t’i kish mundësuar një kënd më të gjerë të kërkimit nënujor.

“Problematika tjetër dhe që ne e vuajmë është mungesa e pajisjeve, pasi shumë gjëra bëhen në mënyra individuale, ndonëse profesionale dhe do duhej që në këtë pikëpamje të kishim dhe mbështetje . Sot rezultatet arrihen sidomos kur ti bashkëpunon me laboratorë prestigjiozë të nga institucione prestigjiozë të Evropës, të cilat të japin pastaj edhe një hov cilësor në kërkime shkencore”, tregon Anastasi.

E megjithatë, punën e nisur nga etërit e arkeologjisë nënujore, ai përpiqet ta trashëgojë tek brezi i ri.

“Përsa i përket studentëve të arkeologjisë, me ta sigurisht është kënaqësi që të punosh dhe po ashtu në projektet tona i kemi këto krijuar hapësirat që pasi ata që ata të kenë mundësi të specializohen në rrugëtimin e tyre si arkeolog të ardhshëm dhe që të jenë të atashuar me ekipin tim”

Ndonëse zbulimet kanë qenë të vazhdueshme, fondet e limituara për kërkimet nënujore, e bëjnë punën më sfiduese.

“Tashmë synohet që të ketë një rinovim të muzeut arkeologjik të Durrësit, i cili  do të ketë një pavijon më vete dhe besoj ajo do jetë gjëja më e çmuar e cila do nxjerrë në pah gjithë këtë trashëgimi që kemi arritur të zbulojmë. Jo vetëm në dete por edhe në liqene, në laguna etj., jemi duke punuar në një gamë të gjerë” tregon ai.

Pavarësisht vështirësive, ai do të vijojë të zbulojë thesare arkeologjike nënujore...

“Ka akoma për të zbuluar, dhe jemi të pasur në këtë drejtim... E mira është të mos e çojmë dëm, mos ta shpërdorojmë!” shton më tej.

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë