Personazhi kontravers Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan mund të ekstradohen në Britani, pas vendimit të gjykatës rumune. Andrew dhe i vëllai akuzohen për trafikim të qënieve njerëzore dhe për agresion seksual. Ata u arrestuan fillimisht në Rumani në dhjetor të vitit 2022.
Së bashku me vëllanë dhe dy të tjerë dyshohen se kanë kryer trafikim me njerëz në Rumani, por edhe në shtete të tjera duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritetet britanike kanë lëshuar dy urdhër-arreste për Andrew dhe Tristan, të cilat janë zbatuar nga autoritetet rumune. Dy vëllezërit kanë mohuar akuzat e bëra ndaj tyre duke thënë se janë të pafajshëm dhe çdokush mund ta shoh këtë. Megjithatë Gjykata e Apelit në Bukuresht aprovoi ekstradimin e vëllezërve të kërkuar nga policia e Berdforshire.
Sipas përfaqësuesve ligjorë të vëllezërve bëhet fjalë për akuza për përdhunim dhe trafik njerëzor në vitet 2012-2015. Por ata shprehin mirënjohje ndaj gjykatës që e ka shtyrë për momentin ekstradimin e tyre në Britani, që vëllezërit të kenë mundësi të bëjnë mbrojtjen e tyre.
Vëlllezërit janë arrestuar fillimisht në dhjetor 2022 dhe u vunë më pas në masën e arrestit shtëpiak. Por u liruan nga kjo masë në gushtin e shkuar dhe e drejta e tyre kufizohej për të mos dalë nga Rumania.
Andrew Tate ka përsëritur së prokurorët nuk kanë asnjë akuzë kundër tij, por bëhen përpjekje vetëm për ta heshtur atë.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
53.4%
-
Ministrisë
43.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kaos në Aeroportin e Manchesterit, fluturimet rifillojnë gradualisht pas rikthimit të energjisë
23 Qershor, 17:55
-
FOTO+VIDEO/ Qiramarrësit kthejnë banesën në ‘shtëpi bari’, pronari gjen 10 ton dhe në dhomën e gjumit
23 Qershor, 17:35
-
Dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani, kultivuan kanabis me vlerë 415 mijë paund (EMRAT+FOTO)
23 Qershor, 15:44
-
Kaos në aeroportin e Manchester-it, ndërpritet energjia elektrike
23 Qershor, 12:43
-
Gjykata zviceriane dënon me 14 vite burg familjen britanike! Shpenzonte më shumë për qenin sesa për ndihmësit
22 Qershor, 15:23
-
Rumania do t'i dhurojë Ukrainës një sistem Patriot
20 Qershor, 14:50
-
Berisha mbetet ‘non grata’ në Britani, Meçe përplaset me Gështenjën: Është armik i demokracisë, trutharë ata që e ofrojnë si zgjidhje! Deputeti: Problemi është Rama
17 Qershor, 19:01
-
Vrau pronarin grek, dënohet në Britani shqiptari me identitet të rremë
10 Qershor, 20:20
-
Emri/ Aksidenti tragjik i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Britani, punonte si hidraulik
7 Qershor, 21:47
-
Dërgonin shqiptarë në Angli e Irlandë përmes Spanjës! SPAK godet grupin kriminal, kishin laborator të dokumenteve false! 26 në pranga mes tyre 1 polic! 5 në kërkim (EMRAT)
7 Qershor, 10:12
-
Rumani, Ministri Hasani firmos marrëveshjen, nis puna për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore
5 Qershor, 13:09
-
Mbreti Charles pret në ‘Buckingham Palace’ ambasadorin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe
30 Maj, 20:09