Andy Murray tërhiqet nga tenisi: Krenar dhe me kokën lart

Andy Murray tërhiqet nga tenisi: Krenar dhe me kokën lart

Andy Murray

Andy Murray i thotë lamtumirë tenisit. Kampioni britanik i ka dhënë fund karrierës së tij në Lojërat Olimpike 'Paris 2024', pas disfatës në çerekfinalen dyshe për meshkuj.

Kështu, ëndrra e 37-vjeçarit për t’u ngjitur në podiumin olimpik me Daniel Evans është shuar. Kjo pasi skuadra britanike humbi në dy sete nga amerikanët Taylor Fritz dhe Tommy Paul.

Muray zhvilloi një karrierë brilante që nisi në vitin 2005. Ai arriti të ishte numri një në renditjen botërore në kohërat e arta të Federer, Nadal dhe Djokoviç, duke krijuar kështu epokën e “Big Four”.

Britaniku fitoi dy herë prestigjiozin Ëimbledon (2013 dhe 2016), teksa më parë kishte bërë të vetin edhe US Open (2012), duke u bërë gjithashtu tenisti i parë në histori që fitoi dy medalje të arta olimpike individuale radhazi; midis Londër 2012 dhe Rio 2016.

“Jam krenar për gjithë karrierën time, rezultatet e mia dhe atë që kam bërë në këtë sport. Natyrisht ishte emocionuese, sepse është hera e fundit që luaja në një ndeshje të madhe. Por tani jam vërtet i lumtur. Jam i kënaqur me mënyrën sesi përfundoi, i lumtur që garova në Olimpiadë dhe që performova ashtu siç di unë”, tha Murray mes të tjerash.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Mbyllen hetimet për Inceneratorin e Tiranës, SPAK çon për gjykim 12 prej të akuzuarve mes tyre dhe Lefter Koka

Mbyllen hetimet për Inceneratorin e Tiranës, SPAK çon për gjykim 12 prej të akuzuarve mes tyre dhe Lefter Koka