Ka përfunduar dita e gjashtë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, ku vendet në renditjen e medaljeve ndryshojnë çdo moment.
Në vendin e parë mbetet Kina me 11 medalja të arta, shtatë të argjendta dhe gjashtë të bronzta, me gjithsej 24 medalje. SHBA-të janë ngjitur në vendin e dytë, me nëntë medalje të arta, 15 të argjendta dhe 13 të bronzta, ku gjithsej kanë 37 të tilla, më shumë se të gjithë.
Shqipëria vijon garën këtë mëngjes me qitësen Manjola Konini, e cila u eliminua nga disiplinë 10 m disa ditë më parë, duke dashur të përmirësojë veten. Ndërkohë, atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj, si dhe mundësit tanë garojnë në ditët në vijim.
Kosova dje garoi me Loriana Kukën e cila nuk arriti te medalja, ku në listën e përgjithshme dardanët mbeten në pozitën e 35-të, me një të argjendtë dhe një të bronztë, të fituara nga Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.