TIRANE- Për herë të parë në Shqipëri është zhvilluar Kongresi Ballkanik i Anestezi-Reanimacionit, ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në këtë konferenc u diskutuan për patologji të ndryshme si dhe nga Ministria e Shëndetësisë janë pranuar disa nga këshillat e shoqatës së anestezi-reanimacionit.

Kryetari i kësaj shoqate në Shqipëri Tritan Shehu, tha se ky kongres ka shënuar një pjesmarrëje të gjerë nga të gjithë vendete rajonit. “Është dita e tretë e punimeve të Kongresit të dytë ballkanin të Anestezi Reanimacionit. Ka një një pjesëmarrje të gjërë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Italia, Turqia dhe këtë radhë organizohet nga Shoqata Shqiptare e Anestezi Reanimacionit.