Mocioni i 10 anëtarëve një ditë para Kongresit/ Kreu i PS s'mund të jetë kryeministër! Numri i mandatit të kryetarit të kufizohet në 2

TIRANE-Një ditë përpara Kongresit të PS-së, 8 anëtarët e kësaj partie kanë përgatitur një mocion me 10 pika ku propozohen ndryshime brenda partisë.  Të udhëhequr nga Arta Dade, Eva Teqja, Ibrahim Sulaj, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilani dhe Përparim Bodinaku, ata shprehen se me anë të këtij mocioni synohen një parti me liri, integritet dhe një parti që realizon një qeverisje të majtë demokratike.

Ndër kërkesat e parashtruara wshtw edhe heqja e mundësisë për kryetarin e Partisë për te qenë edhe kryeministër edhe ministër ose cdo funksion tjetër të këtij niveli, gjithashtu dhe kufizimi i mandatit deri në 2. Anëtarët e kësaj partie kërkojnë dhe pastrimin e klasës drejtuese në pushtet dhe në opozitë nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar. Kërkohet dhe ndryshimi i Kushtetutës dhe sistem të ri zgjedhor, që pushteti të mos përqendrohet vetëm te një person.

E përveç formatimit të partisë, anëtarët kërkojnë që paketa anti kck të funksionojë edhe për të gjithë personat që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë. Kjo kërkesë vjen një ditë para kongresit të PS-Së, i cili do të zgjasë 3 ditë dhe ku përveç ndryshimeve në parti do të raportohet edhe për qeverisjen.

Propozimet 
Numri i mandateve partiake të kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë kufizohet deri në dy

Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të papajtueshëm me funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit dhe kryetarit të bashkisë

Kandidatët e Partisë Socialiste të Shqipërisë për deputet, kryetar bashkie dhe këshilltar vendor propozohen nga organizatat socialiste të zonës zgjedhore vendore në të cilën ato veprojnë.

Në Partinë Socialiste të Shqipërisë njihet e drejta për oponencë kolektive të organizuar në forumet partiake vendimmarrëse qendrore Kongres, Asamble Kombëtare, Kryesi.

Oponenca kolektive merr formë të organizuar dhe funksionon vetëm pasi platforma e saj të jetë mbështetur me votim të fshehtë nga të paktën 20% e anëtarëve të partisë.

Ndëshkimi ligjor është i mundshëm pavarësisht kohës se kur provohet krimi elektoral dhe pavarësisht statusit politik të personit apo personave porositës, manipulues dhe vjedhës të votave.

Pastrimin e klasës politike drejtuese në pushtet dhe në opozitë nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar.

Ndryshim i Kushtetutës dhe sistem i ri zgjedhor, që pushteti të mos përqendrohet vetëm te një person

Verifikimi sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë.

Konfiskimi i pasurive të tyre të paligjshme; Dënimi sipas ligjit i personit abuzues, pavarësisht funksionit politik që ka pasur, që ka aktualisht apo që mund të ketë në të ardhmen.

Lajm në përditësim

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • socialisti vlore: 27/02/2020 20:18

    Ps ne vlore eshte kthyer ne grup shoqerorer i drejtuar nga komandant tomka (Anduel Tahiraj) qe njeh vetem ata qe ka ven drejtora dhe qe ka interes te ata se sa per partine as do te dij fare.ne selin e vlores ka ren bomba

    Përgjigju
  • redi: 27/02/2020 17:48

    Ketu nuk komentojme kush propozon nje draft per permiresimin e jetes politike te PS por e mira qe sjell ,per fjalen e lire,per demokratizimin e partise ,rinovimin e saj dhe ndarjen nga funksionet partiake nese je i emeruar o i zgjedhur ne pushtet.Rama duhet te japi Shembullin personal qe me mbarimin e mandatit te dyte te leshoje karriken dhe te zgjidhet kryetari i ri me mandat deri ne 8 vjet dhe me sistemin nje anetar nje vote.PS si partia me e madhe dhe me nje drejtim sicial demojrat duhet te hete me e lire se njerzit e afte e te ndershem nuk my ngojne .Nepotizmi e vdes partine politike dhe e ben te pa d sherueshme per popullit.Ndryshimi duhet bere

    Përgjigju
  • DORY: 27/02/2020 16:04

    Po keta qe rane nga fiku duan ndonje cope tani?

    Përgjigju
  • Cim Lapardhaja: 27/02/2020 14:56

    Te ngrihen problemet e degradimit te partise si ka degraduar ne Vlore ku e ka mberthyer kryetari me shoket e tij dhe nuk pyet per anetaresi apo per socialistet e ndershem por shikojne vetem interesinne tyre.duhet reagim i forte ne kongres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja