Gjyqtarja e dosjes 'Karaburuni' në 'filtrat' e Vettingut, denoncuesit: Na grabiti pronat, të shkarkohet

Gjyqtarja Brikena Ukperaj (Lubonja) përballet sot me provën e Vettingut. Senaca në ngarkim të saj, nisi këtë paradite, ku Ukperaja u përball në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, i përfaqësuar nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja. Vendimi nga KPK do merret në datën 25 qershor nëse gjyqtarja Brikena Ukperaj do t'i shpëtojë Vettingut apo jo. 

Gjyqtarja Ukperaj është bërë e njohur për shkak të dosjes së pronave, "Karaburuni" e gjykuar prej saj. Ndonëse sipas KPK ajo justifikon pasurinë, e verifikuar nga ILDKP, ndaj gjyqtares ka disa ankesa nga qytetarët për vendimet e dhëna prej saj. Përfaqësues të familjeve të cilët pretendojnë pronat në Karaburun, kanë qenë të pranishëm në seancën e KPK-së dhe kanë kërkuar shkarkimin e gjyqtares me pretendimin se u ka grabitur pronat. Vjosa Bodo, avokate dhe përfaqësuese e një prej familjeve hedh akuza në adresë të gjyqtares së Apelit të Vlorës. 

Babai im është i sëmurë. Çështja Karaburuni është çështja më sensitive. Me prova të falsifikuara janë marrë pasuri dhe i janë marrë njerëzve që e gëzojnë. Zonja Ukperaj mori një vendim që ishte haptas në kundërshtim me ligjin. 

Verifikimi i figurës së gjyqtarit kishte dy elementë, profesional dhe etik. Ne po presim vendimin e gjykatës dhe do shkojmë më lart. KLD më ka dhënë të drejtë, më ka thënë që po ka bërë një shkelje por nuk e përjashton nga procesi.

Babai im është 75 vjeç edhe xhaxhai im po aq. Sa do presim për drejtësi ne njerëzit e ndershëm të këtij vendi. KPK e dha vendimin e saj. E konsideroj selektiv procesin dhe jo të rregullt”.

Vjosa Bodo, avokate dhe përfaqësuese e familjes Bodo

Ndërsa avokatja e familjes Bodo nga Vlora tha se çështja e pronave ndodhet aktualisht në Gjykatën e Lartë. Sipas saj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka konfirmuar shkeljen e kryer nga gjyqtarja.

“Sipas raportit të ILDKPI, Brikena Ukperaj justifikon pasurinë. Ukperaj ka apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë. Edhe sipas DSIK, Brikena Ukperaj e përshtatshme për detyrën”, tha relatorja e çështjes. 

Brikena Ukperaj e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës. Ajo ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjes dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

vettingu.jpg" style="height:490px; width:780px" />
Gjyqtarja Brikena Ukperaj sot përpara KPK

Brikena Ukperaj (Lubonja) është subjekti i 16 që përballet me procesin e vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja ka planifikuar seancën dëgjimore me të ditën e premte.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dukati: 22/06/2018 14:27

    Karaburuni eshte prone e dukatasve brez pas brezi. Nuk ka pune njeri te futi hundet aty. Kjo lopa shkarkimin e ka pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë