Anëtarësimi në BE, zyrtari i Brukselit Ropke në Report Tv: Nëse Shqipëria përmbush kriteret, të ndahet nga Maqedonia e Veriut! Zgjerimi i Ballkanit duhet të vijojë

‘Nëse Shqipëria përmbush kushtet e anëtarësimit në BE, integrimi duhet që të mos vonohet’.

Kështu është shprehur Oliver Ropke, Presidenti i Komitetit Social dhe Ekonomik në BE, në një intervistë sot në mbrëmje për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv.

Ropke theksoi se vlerësimi për vendet duhet që të bëhet në bazë të meritës.

“Vetingu ka qenë një punë tjetër e mirë, një shembull i qartë që Shqipëria po ecën para me reformat. Ka edhe shumë sfida, si liria e medias, dialogu social, por vlerësimi ynë i përgjithshëm është pozitiv. Nuk dua që të bëjë komente që të spekulojë, por mendoj nëse Shqipëria përmbushë kriteret nuk duhet që procedura të vonohet për shkak të vendeve të tjera. Nëse ndarja nga Maqedonia e Veriut është e nevojshme duhet të bëhet, le të bëhet, sepse vlerësimi duhet të bëhet në bazë të meritës. Nëse Shqipëria do të vijoj kështu duhet që procesi të vijojë i ndarë”, tha ai.

Ropke tha se nuk mendon se ka një ngadalësim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tij, është diskutuar dhe me kryeministrin Rama dhe ministra të qeverisë për krijimin e një komiteti të përbashkët që të monitorojmë procesin e zgjerimit.

“Mendoj që nuk duhet ta lejojmë që të ndodh një ngadalësim i procesit, ne shohim një mbështetje të madhe, më shumë se 90 % e shqiptarëve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk e shoh këtë proces ngadalsimi, ne kemi marr disa masa konkrete për të ecur përpara. Kemi filluar nismën e anëtarëve të vendeve kandidate përfshirë edhe nga Shqipëria dhe po punojnë krahas ne anëtarët e rregullt të BE dhe kolegët shqiptar nga shoqëria civile kanë punuar për procesin. Kemi edhe një hap konkret unë jam takuar me Ramën sot dhe ishte e qartë që ne duhet të krijojmë komitetin e  përbashkët konsultativ që të monitorojmë procesin e zgjerimit, që të formulojnë rekomandime dhe të përpilojmë raporte”, tha ai.

Ropke u shpreh se zgjerimi i mëtejshëm i Ballkanit është domosdoshmëri.

“Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka theksuar domosdoshmërinë për stabilitet në këtë zonë ku jetojmë. Zgjerimi i mëtejshëm i ballkanit duhet që të vijojë më tej”, tha ai.

Sa i takon Fredi Beleri në PE dhe retorikat e tij të mundshme kundër Shqipërisë, ai nuk pranojë që të jap një koment.

“Nuk është roli im që të bëjë komente për eurodeputetët e rinj, PE është vendi i dialogut dhe ne duhet që të krijojmë një mjedis për besim të ndërsjelltë dhe për dialog”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Publikisht mbështet SPAK, zbulohet sms i Gaz Bardhit për deputetët: Të mërkurën në protestë para Prokurorisë së Posaçme për Berishën

Publikisht mbështet SPAK, zbulohet sms i Gaz Bardhit për deputetët: Të mërkurën në protestë para Prokurorisë së Posaçme për Berishën