Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Frederica Mogherini është shprehur optimiste për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Europian të Punëve të Jashtme, Mogherini tha se mezi pret që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat për në Bashkimin Europian.
''Kur të shikoni në hartën e Europës, shihni se Ballkani është në Europë''.
''Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkim i Ballkanit me Europën'', theksoi Mogherini.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së e bëri këtë deklaratë në një kohë kur Parlamenti holandez votoi pro rikthimit të vizave me Shqipërinë.