Anëtarët e LSI- PBDNJ në
KQZ: Përfillim Kodin jo partitë

Anëtarët e LSI- PBDNJ në <br />KQZ: Përfillim Kodin jo partitë
TIRANE - Dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga LSI dhe PBDNJ, shprehen rreth mundësisë që ka krijimi i një poli të tretë në politikë, ku në qendër do të jenë këto dy parti. Kjo ide u hodh në fillim nga kreu u i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili tha se në rast të krijimit të një poli të tretë, mund të fitoheshin deri në 6 deputetë. Por ndërkohë që mundësia e krijimit të këtij poli do të vinte që nga një bashkëpunim në KQZ, ku anëtarët e propozuar prej këtyre dy partive do të kishin qëndrime të njëjta për çështje në fjalë.

Të dy anëtarët e KQZ, të propozuar nga LSI dhe PBDNJ, shprehen asnjëanës përsa i përket mundësisë së një koalicioni mes këtyre partive. Komenti i përgjithshëm i tyre është vetëm zbatimi i Kodit Zgjedhor dhe mënjanimi i tyre nga interesat politike të partive që i kanë propozuar si anëtarë në institucionin e administrimit të zgjedhjeve. Por ndërkohë që ky pol i tretë mund të përfshijë edhe parti të tjera të vogla, duke iu referuar këtu faktit se LSI i ka dhënë një mbështetje të madhe Partisë së PDIU, përsa i përket çështjes së rezolutës çame.

Ju jeni anëtarë të KQZ të propozuar nga dy parti politike parlamentare, konkretisht LSI, dhe PBDNJ, për të cilat kohët e fundit po flitet mundësia e krijimi të një poli të tretë në zgjedhjet e ardhshme, çdo të thotë për ju kjo gjë?

Ilirjan Muho: Unë jam propozuar për të qenë anëtar i KQZ nga LSI, por që në momentin e zgjedhjes sonë në këtë pozicion, shkwputet marrwdhënia politike me partinë, pra unë nuk jam anëtar i LSI në KQZ. Gjithësesi mundësia që ju thoni për krijimin e një poli të tretë në politikë, nuk cënon punën tonë në KQZ. Ato janë punë të partive politike, por që nuk prek veprimtarinë tonë në KQZ. Është kryetari dhe anëtarët e partisë që përcaktojnë fatin e një koalicioni për zgjedhjet e ardhshme.

Jani Jani: Fakti që unë jam propozuar nga partia e PBDNJ për anëtar në KQZ nuk do të thotë se mund të përfshihem politikisht në veprimtaritë politike të kësaj partie. Se çfarë vendimmarrjesh do të marrë kjo parti përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme, i përket vetëm kreut dhe anëtarëve të kësaj partie. Unë nuk mund të flas për veprimtarinë politike të PBDNJ.

A do të ndikoheshit ju në vendimmarrje duke mbwshtetur njwri-tjetrin nëse do të ndodhte kjo, pra krijimi i një poli të tretë mes kërtyre dy partive?


Ilirjan Muho: Fakti që këto parti mund të kenë mundësi për të krijuar një koalicion me njëra-tjetrën, nuk do të thotë aspak se e njwjta gjë mund të ndodhw dhe në KQZ me anëtarët e propozuar prej tyre. Ajo që është parimore për ne është vetëm zbatimi i Kodit Zgjedhor dhe jo përfaqësimi politik i partive. Kjo është më e rëndësishmja në mbarëvajtjen e një procesi sa më korrekt në zgjedhjet e ardhshme. Vendimi im në këtë institucion nuk ka aspak lidhje me atë çfarë mund të propozojë një parti që është në koalicion me partinë që më ka propozuar mua si anëtar. Mund të ndodhë edhe e kundërta, që anëtarët e propozuar nga dy partitë më të mëdha, mund të bashkojnë votat edhe kundër propozimeve tona.

Jani Jani: Nuk dua të përfshihem politikisht në temën e krijimit të koalicionit mes këtyre partive apo dhe me parti të tjera. Unë jam në KQZ vetëm për të respektuar Kodin Zgjedhor për të cilin edhe jam zgjedhur anëtar. Gjithësesi vendimmarrjet tona nuk shprehin interesin e partive politike, por thjesht zbatimin e ligjit.

(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com
)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë

Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë