Këshilli i Ministrave pritet të marrë javën e ardhshme vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë një komunikimi me gazetarët, ku sqaroi hapat që do të ndiqen për dërgimin e ushtarakëve shqiptarë.

"Javën që vjen me shumë mundësi do marrë Këshilli i Ministrave vendimin lidhur me dërgimin e trupave në Gaza. Ne do dërgojmë oficera shtabi në shtabin e Forcave Ndërkombëtare Stabilizuese, Shqipëria do jetë pjesë e këtyre trupave, kemi bërë një mision për shqyrtimin e territorit, pas atij misioni do dërgojmë oficerët e shtabit, dhe do bëhet vlerësimi edhe angazhimin e trupave konkretë, dhe aty do specifikojmë sa trupa do dërgohen dhe ku do dërgohen specifikisht dhe cili do jetë misioni i tyre konkretë," deklaroi Nufi.


Lajmi kryesor:

Shpërblim financiar për policët e plagosur në detyrë, Lamallari: Banesa falas për familjarët e atyre që humbin jetën