Angela Martini e mban fjalën dhe i gjendet pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Këtë të enjte, modelja shqiptare me famë botërore e shoqëruar dhe nga familjarët e saj ishte në Durrës ku zhvilloi një takim me strukturat lokale të qytetit bregdetar.
Ajo u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit Zhyljen Varfi, zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda si dhe drejtoresha e Bashkëqeverisjes në kryeministri Eridana Çano.
“Jemi shumë të kënaqur që të kemi sot këtu duke dhënë një mesazh pozitiv të gjithë bashkëkombasve që u gjendesh pranë në këto momente të vështira”, tha znj Çano.
Zvministrja e Brendshme Rovena Voda, si kryetare e shtabit të Emergjencave për qarkun e Durrësit, e njohu Angela Martinin me punën që po kryhet në të gjitha zonat që u dëmtuan nga tërmeti.
“Është shumë mirë që në momente kaq të vështira shohim figura të dashura për ne, të dimë se në këto momente, banorët e prekur nga tërmeti nuk janë vetëm”, tha zv. ministrja Voda.
Nga ana e saj, Angela Martini e emocionuar ndër të tjera tha: “Faleminderit ju për punën që keni bërë. Ju jeni tamam heronjtë e vërtetë jo unë, sepse unë kam bërë një pjesë shumë të vogël, kurse keni bërë punën e vërtetë.
Unë kam qenë shumë e prekur kur e kam marrë vesh për ngjarjen. Si e kam shkruar në Instagram, është e vërtetë kur je në vendin tënd është më keq se është gjaku yt, vendi yt.
Kam bërë kontributin tim, por duhet të bëj edhe më shumë.
Gjëja që dua të them është se unë besoj te kryeministri ynë shqiptar dhe unë jam e sigurt se do të bëjë të pamundurën për të rindërtuar vendin dhe cdo gjë do të jetë transparente”, tha modelja Angela Martini.
Më pas ajo bashkë me drejtuesit lokalë ka parë nga afër godinat e shembura në zonën e Plazhit.
E shoqëruar nga zv. ministrja Ornela Çuçi, vizitoi kompleksin “AS”, në të cilin janë akomoduar disa prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Lajmi kryesor:
SOLIDARITET/ Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Besoj te kryeministri i vendit tim, e di që çdo gjë do të jetë transparente
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
34.9%
Vota total: 769
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë vite pas termetit, 56 familje në Lezhë janë ende pa strehë! Kryebashkiaku i Lezhës: Qeveria ka bllokuar fondet e Rindërtimit
10 Gusht, 15:38
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
“S’do vdesim me zor!”, të pastrehët e tërmetit 5 vite në pritje të rindërtimit në Durrës
16 Prill, 15:21
-
VIDEO/ Kamera vetëm lëkundej! Tërmeti 5.6 ballë gjatë ndeshjes në Kili, shihni reagimin e çuditshëm të futbollistëve
11 Korrik 2023, 15:03
-
“Vip-at Shqiptarë shkojnë me foton në dorë të Kim Kardashian”, Estetistja e njohur ‘skanon’ Oltën dhe Kiarën dhe tregon ndërhyrjet e botoksit që kanë bërë
10 Prill 2023, 13:42
-
Tolagahan flet për përjetimet e Almedës pas tërmetit: Gjendja psikologjike iu rëndua! Do që të jem gjithmonë pranë saj
18 Mars 2023, 14:21
-
Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, thellohet bilanci i viktimave mbi 37 mijë të vdekur, BE ofron mbështetje shtesë për të mbijetuarit
13 Shkurt 2023, 07:14
-
Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima
9 Shkurt 2023, 22:28
-
Artikulli i ‘BBC’ për tërmetin në Turqi: Çfarë e shkaktoi dhe pse ishte kaq vdekjeprurës?
7 Shkurt 2023, 21:34
-
Tërmeti tragjik në Turqi/ Gjendet pa shenja jete nën rrënojat çifti i volejbollistëve
7 Shkurt 2023, 10:27
-
Tërmeti shkatërrues, e gjithë bota pranë popullit turk dhe atij sirian! Nisen grupet e para të shpëtimit! Mesazhet e solidaritetit të udhëheqësve botëror
6 Shkurt 2023, 11:09
-
Pezullohet rindërtimi i shtëpive individuale në Lezhë! Tërhiqet kompania, shkak rritja e kostos së ndërtimit
14 Janar 2023, 18:12