SOLIDARITET/ Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Besoj te kryeministri i vendit tim, e di që çdo gjë do të jetë transparente

SOLIDARITET/ Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Besoj te kryeministri i vendit tim, e di që çdo gjë do të jetë transparente

Angela Martini në Durrës

Shumë këngëtarë shqiptarë janë kritikuar se nuk i kanë ndihmuar të prekurit nga tërmeti, vetëm se ata kanë heshtur duke mos treguar ndihmat që kanë dhënë.

Pas këtyre kritikave, ka reaguar Miriam Cani,  e cila në një postim të saj në Instagram ka thënë se bashkë me Albanin kanë ndihmuar më shumë se 200 persona, por për dallim nga të tjerët, këtë e kanë bërë në heshtje.

“Jam e lumtur që kemi arritur t’ju vijmë sado pak në ndihme rreth 200 personave të prekur nga tërmeti të cilet janë strehuar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës.

Në këto ditë të vështira si shumë të tjerë, ata kanë nevoje për çdo lloj suporti material apo financiar.

Çdokush që dëshiron të kontribuoj në vazhdim për ato familje mund t’i drejtohet direkt kishës apo këtij numër kontakti: +355 67 201 4591”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Miriam ka shtuar se përveç ndihmave bazike dhe jetësore duhet të ndihmohet edhe shpirtërisht.

“Ashtu siç ushqehet dhe ngrohet trupi, ashtu dhe shpirti ka nevoje për ushqim e ngrohtësi. Ndoshta prej natyrës unë dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar, por në heshtje dhe me dashuri e zemër jemi munduar të ndihmojmë ku kemi mundur.

Faleminderit të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Diasporë që edhe njëherë dëshmuan që kur bashkohemi në emër të dashurisë mund të marrim në dore fatet e kombit e të bëjmë diferencën. Është dëshmia se ENDE KA SHPRESE ❤️ Paqe e dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar në këtë postim këngëtarja.

Postimi i Miriam

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
'Me shumë dashuri për nënën Shqipëri', Morena Taraku do të ndërtojë shtëpinë e familjes së prekur nga tërmeti

1575572178_ne1.png

Bukuroshja dhe këngëtarja Morena Taraku pas vizitës së djeshme të të prekurve nga tërmeti, vendosi të ndërtojë shtëpinë e familjes Turja.

Morena ishte e ngazëllyer nga kjo vizitë, sidomos mes fëmijëve dhe shumë prej tyre u solli shumë lumturi.

E në fund të kësaj vizite bukuroshja kosovare zgjedhi familjen Turja për ndërtimin e shtëpisë së tyre që u shkatërrua nga tërmeti.

Isha tek familja Elton Turja në Kameras, vendosem një tendë. Ne shtëpi kishin një baba, e di se gjithë baballarët shqiptarë janë të mrekullueshëm, por fytyra e tij ishte aq e butë e bujare sa brenda syve tij shihja një zemër të gërryer që i thoshte vetes perse familja ime flenë jashtë…E s’kam si ti ndihmoj!!!

Ajo çka me preku më se shumti ishte se ai kishte kohë që kishte probleme me zemrën dhe unë e di se sa e rend dhe sa e vështirë është të kesh dikë me këtë sëmundje…

Unë mora përsipër të ndërtoj shtëpinë e tyre të re… dhe të kthej buzëqeshjen e tyre me një shtëpi, sepse shëndetin s’mund t’ja garantoja atij babai të shkret sepse ajo është në dorën e Zotit, po ashtu si edhe shëndeti i  babit tim që kalon me vite e vite operime të shumta nga kjo sëmundje..

Kjo shtëpi do të jetë e ndërtuar nga unë, një bijë nga Kosova, më shumë dashuri për nënën Shqipëri”, ka shkruar Morena.

Postimi i Morenës
Ora 16:32
Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Besoj te kryeministri i vendit tim, e di që çdo gjë do të jetë transparente

Angela Martini e mban fjalën dhe i gjendet pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Këtë të enjte, modelja shqiptare me famë botërore e shoqëruar dhe nga familjarët e saj ishte në Durrës ku zhvilloi një takim me strukturat lokale të qytetit bregdetar.

Ajo u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit Zhyljen Varfi, zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda si dhe drejtoresha e Bashkëqeverisjes në kryeministri Eridana Çano.

“Jemi shumë të kënaqur që të kemi sot këtu duke dhënë një mesazh pozitiv të gjithë bashkëkombasve që u gjendesh pranë në këto momente të vështira”, tha znj Çano.

 Zvministrja e Brendshme Rovena Voda, si kryetare e shtabit të Emergjencave për qarkun e Durrësit, e njohu Angela Martinin me punën që po kryhet në të gjitha zonat që u dëmtuan nga tërmeti.

“Është shumë mirë që në momente kaq të vështira shohim figura të dashura për ne, të dimë se në këto momente, banorët e prekur nga tërmeti  nuk janë vetëm”, tha zv. ministrja Voda.

Nga ana e saj, Angela Martini e emocionuar ndër të tjera tha: “Faleminderit ju për punën që keni bërë. Ju jeni tamam heronjtë e vërtetë jo unë, sepse unë kam bërë një pjesë shumë të vogël, kurse keni bërë punën e vërtetë.

Unë kam qenë shumë  e prekur kur e kam marrë vesh për ngjarjen. Si e kam shkruar në Instagram, është  e vërtetë kur je në vendin tënd është më keq se është gjaku yt, vendi yt.

Kam bërë kontributin tim, por duhet të bëj edhe më shumë.

Gjëja që dua të them është se unë besoj te kryeministri ynë shqiptar dhe unë jam e sigurt se do të bëjë të pamundurën për të rindërtuar vendin dhe cdo gjë do të jetë transparente”, tha modelja Angela Martini.

Më pas ajo bashkë me drejtuesit lokalë ka parë nga afër godinat e shembura në zonën e Plazhit.

E shoqëruar nga zv. ministrja Ornela Çuçi, vizitoi kompleksin “AS”, në të cilin janë akomoduar disa prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ora 17:53
Gaz Paja mbledh fonde për të prekurit nga tërmeti, u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë

1575479321_gqaz.png

Aktori i humorit Gaz Paja po mbledh ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Si anëtar i Këshillit Bashkiak ai është në ndihmë të të gjithë banorëve të prekur.

Në Bashkinë e Tiranës është ngritur një tendë, ku të gjithë që kanë mundësi të kontribuojnë, të lënë ushqime, veshmbathje apo batanije.

“Sot është nevoja të bëjmë të gjithë detyrën qytetare për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i fundit në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit.
Me përulje kërkoj mbështetjen e kujtdo që ka mundësi të kontribuojë për këto familje që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ne. Kontribuo me veshje, batanije apo ushqime duke i dorëzuar te stendat e ngritura përpara Bashkisë Tiranë ose financiarisht në numrat e vendosur nga qeveria.

Falenderoj pa mase te gjithe ata qe kane kontribuar deri ne keto momente te vështira
”, ka shkruar ai.

Në termetin e shtatorit, Këshilli Bashkiak ndihmoi 500 familje të dëmtuara.

Postimi i Gazit
Ora 17:14
Bebe Rexha pas ikjes nga Shqipëria: E lodhur por zemra plot, nuk mbaron me kaq vazhdoni të ndihmoni!

1575476941_bebe1.png

Këngëtarja Bebe Rexha e mbajti premtimin dhe erdhi në  Shqipëri, ku bëri të lumtura dy familje duke i rindërtuar shtëpitë e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ajo vizitoi banesat e shkatëruara nga lëkundjet e forta dhe ngushëlloi çdo banor të Bubqit.

Bebe nuk kishte mundësi të qëndronte më tepër dhe u nis direkt për në koncertin e saj në Chikago.

Gjatë një postimi në profilin e saj ajo shprehet se është e lodhur, por me zemrën e mbushur plot.

Gjatë ditës së sotme Bebe ka publikuar një shkrim drejtuar vizitës në Shqipëri.

Dje u ktheva nga një udhëtim dy ditor në Shqipëri duke parë dëmet e tërmetit dhe u takova me ata që u prekën.

Jam shumë e prekur nga zemra dhe  mirësia e njerëzve atje, si dhe nga të gjithë që kanë dhuruar në mbarë botën.

 Nuk mund t’ju falenderojmë sa duhet!

Ne kemi caktuar dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për të rindërtuar, si fillim.

Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë.

E dua vendin tim. Te Dua Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja.

Bebe me fëmijët
Ora 17:09
Aktorja me famë botërore Eliza Dushku mbledh fonde për bashkatdhetarët e prekur nga tërmeti

1575475957_eli1.png

Aktorja me famë botërore Eliza Dushku është solidarizuar me gjendjen e Shqipërisë dhe do të mbledhë fonde për t’i ndihmuar.

Ajo është shprehur se do të mbledhë fonde menjëherë dhe se të gjithë shqiptarët duhet të qëndrojnë të fortë.

Së fundmi, Eliza ka njoftuar se këtë të premte do të trasmetojë filmin dokumentar “Dear Albania”, në Universitetin e Harvard-it.

Vëllai i Elizës dhe studentë të tjerë shqiptarë kanë nisur organizimet për ta kthyer në këtë event bamirësie në mënyrë që të mbledhin  fonde për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Për të gjithë të prekurit nga ky tërmet shkatërrimtar, ne po dërgojmë të gjithë dashurinë dhe lutjet tona dhe mbledhjen e fondeve menjëherë ... qëndroni të fortë. Ne jemi me ty Shqipëri”, ka shkruar Eliza në profilin e saj.

Postimi i Elizës
Ora 16:59
Koncerti i veçantë në Lushnje...nga personat me aftësi ndryshe! Të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti (VIDEO)

Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre, sipas mundësive për të prekurit nga tërmeti. Shoqata Kombëtare në ndihmë të grupeve vulnerabël ka mbajtur një koncert bamirësie në qendrën e atit Vaçe Zela" në qytetin e Lushnjes. Me këngë shqiptare, të veshur me flamurin kuqezi performuesit i kanë "vjedhur" publikut duartrokitjet. Të gjithë të ardhurat nga biletat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Ora 16:21
Morena Taraku pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti: Nuk kam qarë kaq shumë që kur më vdiq mami

1575473076_mor.png

Këngëtarja e njohur Morena Taraku është nisur nga Stambolli drejt Shqipërisë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Ajo i është bashkuar reperit Stresi dhe së bashku vizituan  të gjithë personat që kanë nevojë për strehim, ushqime dhe rroba.

Morena ka ndihmuar banorët me ushqime dhe ka kaluar disa momente gazmore me ta.

Mes videove të publikuara nga vetë ajo, duket nën shoqëri të re me një vogëlush shumë miqësor.

Ajo është shprehur se nuk ka qarë aq shumë që prej vdekjes së nënës së saj 15 vite më parë.

Kam qarë dhe s’ndaloja dot. S’kam qarë kaq shumë që prej vdekjes së mamasë 15 vite më parë. T’ju dëgjoja dhe të dëgjohesha nga ju, do të thotë gjithçka për mua. Do t’i mbaj gjithmonë me vete bisedat dhe historitë që ndamë këto ditë së bashku. Gjithmonë do të jem e hapur për ju. Me dashuri, Morena”, ka shkruar Morena.

Gjithashtu këngëtarja ka vizituar edhe Alesion, djalin që u hodh nga kati i 5-të për të shpëtuar nga tërmeti.

Morena me Stresin dhe Alesion
Ora 15:53
'Cagli vallëzon për Shqipërinë', balerinët në Itali bashkohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

1575471250_cagli.png

Balerinët në Itali bashkohen për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

“Cagli vallëzon për Shqipërinë” është eventi që do të organizohet në datën 23 Dhjetor, orën 20:30 me balerinët Benilde Marini,  Kledi Kadiu,  Anbeta Toromani,  Alessandro Macario,  Giorgia D'Emidio Irene Calagreti, Alessandro,  Sara Porfini,  Giuliano Santi,  Marco Zingaretti.

Mes tyre janë edhe tre balerinë shqiptarë, Kledi Kadiu, Anbeta Toromani dhe Bernard Shehu, të cilët po kontribuojnë për vendlindjen e tyre.

Përveç kësaj mbrëmjeje, Kledi Kadiu ka qenë ndër të parët që ka reaguar për të kontribuar për tërmetin e 26 nëntorit.

Për të gjithë që janë fansa të artit të kërcimit, pse të mos marrin pjesë në eventin e balerinëve që kërcejnë për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti.

Bashkia e Caglit në Itali ka bërë të mundur organizimin e  kësaj mbrëmjeje.

“Një mbrëmje vallëzimi për të mbështetur tokën time të goditur nga tërmeti i rëndë javën e kaluar!

Ju ftoj në 23 Dhjetor në Teatrin Komunal Cagli për "Cagli Danza për Shqipërinë"

Falënderoj bashkinë e Cagli që më dhanë mundësinë për të organizuar këtë ngjarje kaq të rëndësishme për mua.

Falënderoj të gjithë miqtë dhe kolegët e mi që menjëherë e kanë vënë në dispozicion për ta bërë të mundur këtë mbrëmje

Të gjitha të ardhurat e mbrëmjes do të dhurohet për viktimat e tërmetit.

Biletat mund të rezervohen duke filluar nga 10 dhjetori.

Benilde Marini,  Kledi Kadiu,  Anbeta Toromani,  Alessandro Macario,  Giorgia D'Emidio Irene Calagreti, Alessandro,  Sara Porfini,  Giuliano Santi,  Marco Zingaretti”, ka shkruar balerini me origjinë shqiptare Shehu në profilin e tij.

Postimi i balerinëve
Ora 18:39
Ardian Bujupi ndihmon disa familje të prekura nga tërmeti në Bubq

1575394806_bub.png

Edhe këngëtari Ardian Bujupi është pranë të prekurve nga tërmeti, ku ka vizituar fshatin Bubq të Fushë-Krujës.

Ai ka parë nga afër të gjithë banorët, ku edhe do t’i ndihmojë për të mbuluar shpenzimet.

Padyshim që ia vlejti të vij ne Shqiperi për të parë se çfarë kishte bërë tërmeti edhe me ndihmën e miqve dhe familjes time për të mbështetur të paktën disa familje. Na jena njo”, ka shkruar Ardiani në postimin e tij.

Ai po ndihmon disa familje për të kaluar këtë situatë të keqe.

Ardian Bujupi në Bubq
Ora 18:10
Vajza nga Kukësi fiton çmimin 'TechWoman' në Angli: Pranë jush, vazhdoni të qëndroni të palëkundur

1575393652_art.png

Arta Cika është shqiptarja që u përzgjodh mes 100 grave për çmimin e rëndësishëm “TechWoman” në Angli.

Ajo është studente PhD e Shkencave Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit.

Por në një reagim emocionues pas marrjes së çmimit, Arta Cika ka vendosur t’ia dedikojë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe Shqipërisë në këtë moment të vështirë të rimëkëmbjes pas tërmetit shkatërrimtar.

Ajo është shprehur se do të jetë pranë vendit të saj në këto momente të vështira.

"Ndihem shumë e vlerësuar dhe krenare që jam zgjedhur si një nga 100 fitueset e çmimit "TechWomen100” për vitin 2019 ne Mbretërine e Bashkuar (UK).

Dua të falenderoj nga zemra Jurinë Teknike që më zgjodhi, të gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan.

Jam shumë e lumtur për të gjitha mesazhet, vlersimet dhe mbeshtetjen që më keni dhënë këto javë.

Kujtimet e mia shkojnë mbrapa tek femijëria ime, kur isha një vajzë e vogël që i pëlqente të luante futboll ne rrugët e Kukësit po me ëndërra të mëdha.

Do doja shumë të kthehesha mbrapa në kohë, të takoja atë vajzë luftarake dhe ti thoja që ‘Vazhdo ëndërro fort. Asgjë nuk do të të ndalojë që të arrish synimet e tua.’

Dhe ky është një mesazh që dua tua them të gjithë vajzave të vogla në mbarë botën. Mos e konsideroni inxhinierine si një “profesion burrash”, dhe mos kini frike nga e panjohura. Puna gjithnjë shpërblehet.

Falë punës sime 10-vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë për të vazhduar përpara.

Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur.

Ne fund, do doja t’ia dedikoja këtë çmim vendit tim të dashur, Shqiperisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga termeti.

Siç thotë edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anëmbanë botës.

Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve”, është shprehur Arta.

Postimi i Artës
Ora 17:41
Jetojnë vetëm për nipin e mbesën jetimë...Historia e trishtë e familjes që do të ndihmojë Bebe Rexha

1575392548_bebe.png

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha mbërriti ditën e djeshme në fshatin Bubq, ku u njoh nga afër me banorët e prekur nga tërmeti, të cilët jetojnë në çadra tashmë.

Ajo vendosi të ndihmojë dy familje, ku mes tyre ishte ajo e Musait.

Familja Daci, përveç se i është shkatërruar banesa, ata janë të shkatërruar edhe shpirtërisht, pasi  kanë një histori të trishtë në mesin e tyre.

Bes Kallaku ka publikuar historinë e tyre në profilin e tij.

Brenda 3 vitesh Musait i vdiq vajza dhe më pas djali.

Vajza la jetimë 2 femijë të cilët jetojne me Musain dhe bashkëshorten e tij Sabijen.

Ëndrra e djalit që i vdiq në Itali ishte të ndërtonte një shtëpi të re, por tek prindërit plot shpresë e krenarë, erdhi vetëm trupi i pajetë i djalit të tyre.

Por Bebe erdhi në Shqipëri per t’i lehtesuar dhimbjen e prindërve dhe dheun e fëmijëve, të cilët kanë ngelur pa prindërit e tyre.

Sipas Besit, Musai jeton vetëm për mbesën dhe nipin e tij e do t’i strehojë që të kenë një çati mbi kokë.

Ai tashmë nuk ka asgjë, vetëm një pemë portokalli që me zemërgjerësinë e tij të pamasë i dha Bebes.

Familja Daci
Ora 17:36
Dua Lipa ndihmon përsëri vendin, krijon bluza të personalizuara 'Pray for Albania'

Pas deklarimit se të ardhurat e kompanisqë do t’i jepte për të prekurit nga tërmeti, Dua Lipa ka bërë një gjest tjertëër human për vendin e saj.

Ajo tashmë është fokusuar në krijimin e disa bluzave të personalizuara, të ardhurat nga shitja e të cilave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Tek bluzat shkruhet “Pray for Albania”, “Dua Lipa” dhe do të kushtojë 45 dollarë.

Në dizenjimin e figurave e ndihmon i dashuri i saj Anwar, i cili është i apasionuar pas pikturës.

Përmes postimit të saj ajo u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që duhet ndihmë e madhe për Shqipërinë në këto momente , të marrin bluzat, pasi të ardhurat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i datën 26 nëntor për të ndërtuar një shtëpi apo ndihmuar.

Postimi i Duas
Ora 17:10
Aurela Hoxha do të ndihmojë një familje të prekur nga tërmeti, nga të ardhurat e linjës së veshjes

1575390259_aur.png

Një ndër vipat e shumtë që janë solidarizuar është edhe modelja Aurela Hoxha.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Aurela ka zbuluar se të ardhurat nga lindja e re e të brendshmeve, “Aurela Hoxha Lingerie”, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

“Zemra mal nga mesazhet tuaja, faleminderit! Do të doja shumë të ishte në një moment më të mirë për të gjithë ne, por ne duhet të vazhdojmë përpara, duke ëndërruar e shpresuar që kjo dhimbje mbaron këtu.

Dhe sigurisht do kisha dashur që me punën time prej shumë kohësh, t’ju thosha vetëm gëzuar, por tani do marr dimensionin tjetër dhe më shumë se një ‘merry christmas’, do të jetë një ndihmë modeste nga ana e të gjithë stafit që ka punuar për këtë projekt, që do shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

 Të ardhurat, të gjitha shitjet, pra e linjës së re, qoftë këto në ‘ëebsite’ apo në pika shitje në Spanjë apo Shqipëri, do të mblidhen dhe do jetë ‘dhurata’ jonë e fundvitit për një familje.”- shkruan ajo në postim.

Postimi i Aurelës
Ora 17:02
'Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde', Angela Martini dhuron 30 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

1575389282_ang1.png

Pas shumë artistëve në Kosovë që u ndoidhën pranë të prekurve nga tërmeti,  modelja e cila lancoi në treg edhe një libër, Angela Martini do të dhurojë 30 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti.

Modelja e njohur i  ka bashkangjitur faturën këtij donacioni që e ka hedhur në qeverinë shqiptare, derisa ka bërë edhe një postim tepër emocional.

"Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. 

Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. 

Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti,  ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar”, ka shkruar Anxhela krahas fotos me faturën.
 

Postimi i Angelës
Ora 16:52
Modelja Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për personat e prekur nga tërmeti

Emina gjatë vizitës para pak kohësh në Shqipëri

Si shumë personazhe të njohur të botës së spektaklit, edhe Emina Çunmulaj po dhuron një shumë goxha të madhe parash për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues që la të vdekur 51 persona dhe qindra të plagosur.

Modelja e famshme shqiptare, njihet për shumë bamirësi dhe kësaj radhe, në një lidhje live me Skype në emisionin NIN,  ajo njoftoi se dhuron 10 mijë dollarë për popullin shqiptar.

Gjatë lidhjes direkte, Çunmulaj nuk mbajti dot lotët por premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri, për t’i ndihmuar nga afër banorët.

Ora 16:29
Aktori shumë i njohur i serialit të famshëm amerikan kontribuon për të prekurit nga tërmit

 

Në listën e shumë personave të cilët kanë dhënë fonde për të gjithë të prekurit nga tërmeti është edhe aktori i njohur amerikan, Clayton Norcross. Ai ka deklaruar se ka dëgjuar për vuajtjen që po përjetojnë shqiptarët në këtë periudhë pas tërmeti, po nuk ka dashur që të bëjë publike shifrën e dhuruar.

"Isha në një vizitë në Mal të Zi, dhe erdha në Bari të vizitoja konsullatën shqiptare sepse dëgjova për këtë krizën pas tërmetit të fuqishëm dhe është shumë e rëndësishme për të kontribuar me zemër, por edhe me para për ata njerëz që kanë vuajtur shumë", tha Norcross.  Ai ka luajtur një sërë rolesh protagoniste në filma, ku ndër më kryesoret, ku është bërë i famshëm për publik shqiptar me rolin e tij në serialin "The Beautiful".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë