Brad Pitt nuk është aspak i kënaqur nga intervista e Angelina Jolie të dhënë së fundmi për “BBC World News”.
 
Protagonisti i “Allied” nuk e ka pritur aspak mirë shpërthimin e lotëve të aktores teksa ka folur për ndarjen e shumëpërfolur.
 
“Brad është zhgënyer nga intervista e Angelina”,
-ka thënë një burim për “HollywoodLife.com”.
 
“Ai nuk mendon se ajo është viktima në gjithë këtë dramë të krijuar. Ajo çfarë Brad kërkon momentalisht është finalizimi i divorcit dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare për të takuar fëmijët”.
 
Në një intervistë të publikuar ditën e dielë, Jolie ka folur rreth ndarjes së saj nga Pitt, ku është shprehur.
 
“Nuk dua të flas shumë rreth kësaj ndarje përveçse të them që ishte një kohë shumë e vështirë por ne jemi një familje dhe gjithmonë do të jemi një e tillë”.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com