Policia e Shtetit ka publikuar një video të regjistruar nga kamerat e trupit të efektivëve, ku duket momenti i arrestimit të një drejtuesi anglez.
Ne pamje duket momenti kur efektivi i policisë i kryen shoferit testin e alkoolit që rezulton i lartë, ndërsa bie në sy reagimi mjaft i qetë i anglezit që përgjigjet thjesht me fjalët 's'ka problem' dhe 'sigurisht'.
DIALOGU
Polici 1: Testi i parë që kemi kryer është 0.87 mlg/litër që do të thotë se është një nivel shumë i lartë i testit të alkoolit. Duhet të bëjmë një test të dytë
Qytetari: S’ka problem
Polici 1: …Për të parë nëse jeni nën ndikimin e alkoolit për të drejtuar makinën ose jo.
Qytetari: S’ka problem!
Polici 1: Më falni, mund të bëni tjetrin.
Qytetari: Sigurisht!
Polici 1: Faleminderit!
Polici 1: 1,2,3,4,5 perfekt faleminderit!
Polici 2: 0.88 mlg/litër tani
Polici 2: Është në rritje.
Polici 1: Në këto momente me të dyja testet që kemi bërë, duhet t’ju shoqërojmë në stacionin e policisë.
Polici 1: Do t’ju mundësojmë edhe një përkthyes.
MASAT E POLICISE RRUGORE GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Vijon puna për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë.
Masa që konsistojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Masa për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Masa për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e të tjera masa plotësuese.
Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga këta:
2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,
2 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.
Po në këtë kuadër janë pezulluar 35 Leje Drejtimi, nga të cilat:
6 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,
21 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara.
8 për semafor e shkelje të tjera.
Jane vendosur 177 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.
243 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime te gabuara.
Janë vendosur 44 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
46 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Si dhe 1.112 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor
Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
(er.nu/shqiptarja.com)