Angli - Kryetari i Bashkisë së Shën Edmundsbury në Suffolk, Terry Bruckle, 73 vjeç, është përplasur aksidentalisht me një supermarket, vetëm pesë ditë pasi ai u zgjodh Kryetar i Bashkisë së qytetit. Ai ishte duke parkuar, në momentin që makina e tij papritmas u përplas me derën e supermarketit.

Fatmirësisht, dyert kishin sensor që hapeshin automatikisht në momentin që afrohej ndonjë objekt dhe në këtë mënyrë makina nuk shkaktoi dëme të mëdha.

“Njërëzit mund të mendojnë se kjo është një shaka nga ana ime, dhe gjëja e parë që bëra pasi u zgjodha Kryetar Bashkie përplasa makinën. Nuk mendoj se kjo është për të qeshur” , tha 73 – vjeçari.

Sipas kryetarit, ky aksident është shkaktuar nga një mosfunksionim i frenave, por që fatmirësisht nuk u shkaktuan dëmtime të mëdha materiale.

Pas incidentit, Terry u dërgua në spital, por nga kontrolli rezultoi se nuk kishte ndonjë frakturë apo ndonjë kockë të thyer.

Terry Bruckle më parë ka qenë një shofer autobusi në Londër dhe më pas u bë instruktor për shoferët e rinj.

(v.gj/shqiptarja.com)