Britani - Pronari i një Lamborghini Aventador ka nxjerrë në shitje makinën e tij, por vetëm ata që dinë të lëxojnë arabisht mund të telefonojnë për të blerë makinën.
Makina sportive dy vendëshe, e cila ka një vlerë prej 320 mijë paund, ishte e parkuar në një rrugicë të Londrës, ku në xhapin e përparmë kishte një tabelë që shkruante “shitet”.

Ndoshta pronari ka menduar se për britanikët, çmimi i makinës është i papërballueshëm dhe vetëm sheikët mund të paguajnë një shumë aq të madhe për ta blerë. Mbase kjo ka qenë dhe arsyeja pse e ka vendosur tabelën në gjuhën arabe.

Që prej vitit 1998, Lamborghini ka qenë pjesë e kompanisë “Audi” dhe ka një ndërthurje të pjesëve inxhinierike gjermane me dhunti italiane.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com