Angli, shqiptari shpallet fajtor
për vrasjen e prindërve të shokut

ANGLI-Gjykata e Ipsëich në Angli ka shpallur fajtor shqiptarin Ali Qazimaj për vrasjen e çiftit Stuart.
 
Ngjarja ndodhi të dielën e 29 majit të vitit 2016 në Norfolk ndërsa Qazimaj është arrestuar me 17 qershor nga policia e Luksemburgut.

Qazimaj ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e 75 vjeçarit, Peter Stuart dhe zhdukjes së bashkëshortes së tij, 69 vjeçares Sylvia.

Peter Stuart u qëllua për vdekje me një thikë nga Qazimaj, ndërsa gruan e tij e zhduku në pyll.
 
Qazimi ishte i regjistruar në Angli si shtetas kosovar, por që emrin e vërtetë e ka Vital Dapi dhe është nga Elbasani.
 
Shkak për vrasjen ka qenë shtëpia 280 mijë paund e çiftit anglez ndërsa ngjarja ka ardhur pas një pakti të autorit të krimit me djalin e viktimave, i cili donte të përfitonte trashëgiminë e vilës luksoze.
 
Ai u arrestua nga policia angleze menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Qazimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar si i dyshuari kryesor për vrasjen e çiftit të moshuar.

(Sylvia dhe Peter Stuart, dy të moshuarit që u vranë nga Qazimaj)
  (Sylvia dhe Peter Stuart, dy të moshuarit që u vranë nga Qazimaj)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë