ANGLI-Është dënuar me 35 vite burg vrasësi i dyfishtë në Angli Vital Dapi i njohur si Ali Qazimaj. 43-vjeçari nga Elbasani vrau Peter Stuart, 75 vjeç dhe Sylvia Stuart 69 vjeç. Ai pasi i vrau të moshuarit i fshehu trupat e tyre dhe ende autoritetet nuk kanë gjetur Sylvia Stuart.
 
Dedektivët në Britani shpresojnë që 43-vjeçari t’u tregojë vendin ku e ka fshehur trupin e Sylvia Stuart.
 
Ish-komandoja e forcave speciale vuri nën shënjestrën e tij Peter dhe Sylvia Stuart pasi kujtoi se ishin milionerë dhe kështu mund të paguante borxhet në të cilat ishte zhytur prej kumarit. Vital Dapi ka jetuar 17 vjet në Angli me identitetin e rremë Ali Qazimaj.
 
Shkak për vrasjen ka qenë shtëpia 280 mijë paund e çiftit anglez ndërsa ngjarja ka ardhur pas një pakti të autorit të krimit me djalin e viktimave, i cili donte të përfitonte trashëgiminë e vilës luksoze.
 
Më 3 qershor policia gjeti trupin Peter Stuart 75 vjeç i cili ishte goditur 9 herë brenda një grope në një pyll pranë shtëpisë së izoluar të çiftit në Ëeybread, në Eye, Suffolk ndërsa trupi i 69-vjeçares Sylvia Stuart nuk u gjet kurrë.
 
Ai e kishte vizituar shpesh me makinë banesën e çiftit në periferi për të planifikuar më pas vrasjen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com