Ata që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe, nuk do të kenë vizën të ngjitur në pasaportë. Arsyeja?  Nga sot, 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Britanike në Tiranë përmes një postimi në Facebook, ku sqarohet se sistemi i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po digjitalizohet.

Sipas njoftimit, të gjithë vizitorët që kanë nevojë për vizë do të marrin vetëm visa elektronike e cila zëvendëson vizat fizike të vendosura në pasaportë.

Ambasada orienton qytetarët që për detaje të mëtejshme të informohen në faqen zyrtare gov.uk/eVisa.

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Shkurt, 09:49

    Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?