Mbërritja e anijes për herë të parë në ujërat detare të vendit tonë, u shoqërua me një marrëveshje bashkëpunimi mes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe homologes saj franceze.
Marrëveshja mes palëve ka patur edhe mbështetjen e ambasadës franceze, sakaq të pranishëm në nënshkrimin e saj ishin edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ai i Mjedisit, Lefter Koka, si dhe ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi në ditët në vijim pritet të ketë një sërë aktivitetesh, që kanë në fokus, punën për një mjedis sa më të pastër.
Redaksia Online