Anijet me mbi 800 tonë mbetje toksike të KURUM drejt Tajlandës! Prokuroria e Durrësit nis hetimet për 3 akuza! Në letra u shënuan ‘të parrezikshme’

Anijet me mbi 800 tonë mbetje toksike të KURUM drejt Tajlandës! Prokuroria e Durrësit nis hetimet për 3 akuza! Në letra u shënuan ‘të parrezikshme’

Anija e 'Maersk'

Durres-  Prokuroria e Durrësit ka nisur tashmë hetmet mbi transportimin e ngarkesës me 816 ton që dyshohet të jetë me mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut të kompanisë KURUM, të nisur më 4 korrik 2024 nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës.  

Ekskluzivisht për Report TV, Ministria e Mjedisit konfirmoi dje se ngarkesa kishte dalë nga zona e ish-Metalurgjikut të Elbasanit, ku Kompania ndërkombëtare KURUM ushtron aktivitetin.

Përmes një njoftimi për median prokuroria e Durrësit konfirmoi sot se ka regjistruar procedimin penal nr.1596, datë 16 gusht 2024” për tre vepra penale “kontrabandë me mallra të ndaluara, ose të kufizuara”,  “Transportimi i mbetjeve”dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë Report Tv mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta se mbetjet janë deklaruar në doganë si 'Oksid hekuri', pra si mbetje që nuk ishin të rrezikshme.

'Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara” mbi ngarkesën e nisur nga Porti i Durrësit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka regjistruar procedimin penal nr.1596, datë 16.08.2024, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, parashikuar nga neni 171 i K.Penal në lidhje me një ngarkesë të nisur nga Porti i Durrësit.

Gjithashtu në këtë institucion, është referuar materiali hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për veprën penale “Transportimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku referohen informacione të marra nga media në lidhje me këtë ngarkesë për të cilën dyshohet se ka mbetje toksike. 

Ne dogane u regjistruan si "Oksid Hekuri' 

Fillimisht ka qenë Policia e Durrësit që ka kryer procedurat paraprake të verifikimit dhe procedimit penal, duke ia kaluar më tej dosjen Prokurorisë së Rrethit, ndërsa për transportin e mbetjeve si nënkontraktor është kompania “Sokolaj” shpk e cila është duke u hetuar sipas Nenit 202 të Kodit Penal, ‘transportimi I mbetjeve toksike’. Ndërkohë në doganë janë regjistruar si 'Oksid Hekuri"

Dogana ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ngarkesën. Ndërkohë Prokuroria po kontrollon dokumentet doganore përkatëse nëse procedurat janë kryer siç duhet apo dhe nëse ka mangësi në to. 

Alarmi për mbetjet u dha më 5 gusht nga organizata joqeveritare e kontrollit botëror të mbetjeve toksike, “Basel Netëork Center” dhe dy ditë më pas u publikua nga media “Bloomberg”, duke vënë në lëvizje autoritetet. Tajlanda i ka kthyer mbrapsht dy anijet e kompanisë “Maersk”, “Compton” dhe “Candor”, me 100 kontejnerë në bord.

Çfare deklaroi dje ministria e Mjedisit?

Ekskluzivisht për Report TV, Ministria e Mjedisit konfirmon se: ‘Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS’.

Kompania ndërkombëtare që ushtron aktivitetin në ish-metalurgjikun e Elbasanit është KURUM. Prokuroria shqiptare në bashkëpunim me institucionin e Bashkimit Evropian OLAF po hetojnë një ngarkesë që dyshohet të jetë 816 ton mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut.

Anija me mbetjet toksike të Kurum u nis nga Durrësi në 4 korrik dhe pas alarmit nga qendra Basel, ajo fiku sinjalin GPS në 31 korrik teksa po i afrohej Cape Toën në Afrikën e Jugut.

Më pas kompania ndërkombëtare Maersk tha sinjali i vendndodhjes u ndez. Zyrtarët tajlandezë cituar nga mediat deklaruan se nuk do t’i pranojnë anijet në territorin e tyre. Sipas Konventës së Bazelit, Traktati i Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe të tjera, kontejnerët do të riatdhesohen në Shqipëri. 

Lajm në përditësim...

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Kurti në ShBA, Departamenti i Shtetit: Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar

Kurti në ShBA, Departamenti i Shtetit: Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar