TIRANE - Anila Bitri, Drejtore e Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Jashtme pritet që të zëvendësojë ambasadorin shqiptar në Itali, Neritan Ceka.
 
Burime nga Ministria e Jashtme, konfirmuan për A1report se presidentit të Republikës Bujar Nishani i është propozuar emri i Bitrit si diplomate shqiptare në Itali.
 
Anila Bitri nuk është një emër i panjohur në fushën diplomatike. Në vitin 2002 ajo ka qenë konsulle nderi në Spanjë e më pas ambasadore. Prtitet që Nishani të mos e dekretojë emrin e saj,.për shkak se ai e ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme shkarkimin e Cekës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)