Animal Rescue Albania aktivitet 
 bamirësie për kafshët e rrugës

Animal Rescue Albania aktivitet <br /> bamirësie për kafshët e rrugës
Një aktivitet bamirësie i shoqatës për mbrojtjen e kafshëve, “Animal Rescue Albania”, mblodhi në ambientet e bar kafe “Komiteti” në Tiranë, aktivistë të shoqërisë civile. Organizatorët kishin menduar diçka ndryshe, organizimin e një minipanairi me produkte si ëmbëlsira, kartolina apo dhe prodhime artizanati, ndërsa të ardhurat e grumbulluara shkuan për blerjen e ushqimeve apo dhe medikamenteve mjekësore për kafshët e rrugës. 

“Ky event është sikurse i gjithë organizimi jonë. Është totalisht vullnetar dhe i gjithi bazohet tek mbështetja që ofrohet nga kafshëdashësit nga dashamirësit e kauzës nga njerëzit që duan ta çojnë përpara këtë çështje. Ky event është organizuar nëpërmjet punimeve artizanale. Janë të gjitha të bëra me dorë dhe me shumë dashuri. Të ardhurat shkojnë pikërisht për të vazhduar atë punë shumë vjeçare që ka nisur ARsA,” tha Suela Dyrmishi, aktiviste e ARsA-s. 

animal rescue albania
 
“Nga ana e sensibilizimit kemi fituar goxha gjatë këtyre viteve qoftë edhe duke pasur parasysh numrin e adoptimeve, qoftë duke pasur numrin e ndjekësve që na ndjekin online qoftë duke pasur parasysh dhe numrin e pjesmarrësve që marrin pjesë në këto ovente si ky i sotmi dhe fondit që ato na mundësojnë,” shprehet Megi Hafizi, një tjetër aktiviste.
 
Qytetarët të cilët u bënë pjesë e këtij aktiviteti bashkë me kafshët e tyre shtëpiake përsëritën sërish apelin që kafshët e rrugës të mos vriten, pasi zgjidhja ekziston përmes sterilizimit të tyre dhe më pas mund të adoptohen nga qytetarët. 

animal rescue albania

“Me shumë pak kujdes kafsha mund të mbahet shumë kollaj. Për shembull kjo kotele sapo u gjet nga njëri nga vullnetarët e Animal Rescue Albania në rrugë dhe u soll këtu meqenëse është aktiviteti jonë dhe nuk ka nevojë për shumë.. mjafton të kesh pak bonsens, të kesh pak dashamirësi për t’i adoptuar dhe pastaj pjesa e kujdesit, e kostove etj me radhë është absolutisht e menaxhushme. Përjashto punën që bën organizata Animal Rescue Albania absolutisht asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka treguar angazhimin e plotë deri tani për t’i ofruar kafshëve endacake një trajtim të denjë. Animal Rescue Albania ka një projekt afatgjatë për sterilizimin e kafshëve endacake dhe besojmë që ajo do jetë zgjidhja, nuk ka vrasje dhe trajtime të tilla si këto, janë makabra primitive dhe tregojnë mungesën e emancipimit në shoqërinë tone,” apeloi aktivisti Jonel Kristo.

Bar kafe “Komiteti” pranë Piramidës, është një ambient miqësor edhe për kafshët. Jashtë kameras menaxheri Arbër Çepani na thotë se klientët e barit lejohet ta frekuentojnë atë edhe nën shoqërinë e kafshëve të tyre shtëpiake, ku një kujdes i veçantë tregohet posaçërisht për to. Një risi e këtij lloji në metropolin shqiptar. /Report Tv/

animal rescue albania

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)