Arbjan Mazniku i bëri thirrje opozitës që të përfshihet në diskutimet për kompetencat dhe financimin e bashkive, pas ndarjes së re territoriale. Nga foltorja e Kuvendit, Mazniku tha se mungesa e opozitës në mbledhjet e komisionit bëri që të humbiste 41% e kohës së mandatit të tij.
Arbjan Mazniku: Nuk erdhën të bënim mbledhjen e parë për 112 ditë. U dogj 41% e kohës dhe mandatit që komisioni kishte. Në vijimësi ia dolëm me sukses të shkonim në 23 qarqe, të thërrisnim të gjithë kryetarët e bashkive. Patëm grup ekspertësh të përbashkët që duhej të sillnin elementet teknike. Më 15 korrik nuk u ra dakord që të prezantoheshin gjetjet. Në këtë moment u gjendëm në një situatë ku rrugët ndaheshin: ose reforma ngecte, ose puna, dëgjesat dhe, më e rëndësishmja, hallet që njerëzit kanë çdo ditë. Të fillojmë punën së bashku për kompetencat, financat dhe analizimin.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Territorialja’ në Kuvend/ PD: Po asgjësoni 15 bashki pa konsultim, duhet referendum! PS: Asnjë shërbim nuk largohet, qytetet përfaqësohen në këshilla në bazë të popullsisë






