Anjeza Branka ndal vitet,
së shpejti “boom” në muzikë

Anjeza Branka ndal vitet,<br />së shpejti “boom” në muzikë
Nga java në javë ajo na shfaqet ndryshe! Sensuale dhe mjaft tërheqëse, këngëtarja e njohur Anjeza Branka, ka zgjedhur sezonin pranverë-verë për të bërë “boom” në muzikë. Këtë herë ajo duket se do të godas tregun, jo vetëm me klipet e saj “provokative”, por edhe me këngë ritmike të cilat do t’i rezistojnë verës.

Por cilat janë surprizat që do ta ndjekin në vazhdim, ajo i zbuloi për gazetën. “Po punoj intensivisht për disa projekete muzikore të cilat besoj se do të jenë surprizë për tregun muzikor dhe fansat e zërit tim. Të tri projektet muzikore janë këngë ritmike, të cilat secila do të vijnë në forma dhe fabula të ndryshme.

Padiskutim, që viti 2013 ishte një vit i suksesshëm si në këngë por, dhe të qenit një bizneswomen ku arrita të hap butikun tim “Branka Store”, shpreh Anjeza. Përveçse një këngëtare tërheqëse, Anjeza është edhe një nënë e përkushtuar. “Në fakt, angazhimet e mija nuk janë vetëm muzika dhe biznesi, angazhimi im më i madh është ndaj engjëllit tim, Leanzon i cili më ndryshoi jetën”, thekson Anjeza.

Së fundmi, ajo ka realizuar një sesion fotografish me veshje sportive dhe “provokative”, ku shfaq më së miri linjat e saj perfekte të një femre “in”. Në këtë fotosesion, duket se vitet për Anjezan nuk kanë kaluar, e cila shfaqet në top formë. Albumi vjen i gjithi me veshje sprotive, ku ngjyrat pranverore rrezatojnë dhe portretin e saj.

anjeza branka

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos