Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-AN, do shkojë në zgjedhje me 153 kandidatë dhe jo 222! Kaso: I ndikuar nga PS, por e respektojmë

TIRANË-Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, duke rrëzuar KAS-in në KQZ. Përfundimisht lihet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit dhe Partia Demokratike shkon në zgjedhje me vetëm 153 kandidatë dhe jo 222 siç pretendonte. Kolegji Zgjedhor është shkalla e fundit e ankimimeve për çështjet zgjedhore dhe vendimet janë detyruese për të gjitha palët. 

Në një reagim pas marrjes së vendimin, përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso e konsideroi atë si të ndikuar politikisht nga PS, por theksoi se do të respektohet.

Kolegji Zgjedhor e shtyrtoi sot ankimin e Partisë Socialiste për vendimin e KAS.  Gjatë seancës përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji theksoi në seancë se kur partitë garojnë me lista të hapura nuk mund të ketë një numër të pakufijshëm kandidatësh. Sipas tij numri i lartë i kandidatëve sjell problematika edhe në hartimin e fletës së votimit.

“PD bëri korrigjimet përkatëse në lidhje me plotësimin e dokumentacionit ligjor, por paraqiti listë me 222 kandidatë. KQZ, bazuar në Kodin Zgjedhor vendosi t’i miratojë listën, por jo me 222, por me 153 kandidatë. Vendimi u ankimua në KAS, me argumentin se lista duhej pranuar e plotë. KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor", tha Salianji. 

Ndërkohë që përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso tha gjatë mbledhjes se paraqitja e kësaj liste nuk e bën fletën e votimit më pak të qartë apo më të ngatërruar. Sipas tij duhet të respektohet parimi i balancës së përfaqësimit të të gjitha subjekteve zgjedhore dhe vazhdimësisë së Kuvendit.

"Koalicioni i PD-së paraqiti listat referuar legjislacionit. Kemi respektuar të gjitha aspektet procedurale. Paraqitëm listë me 222 kandidatura, në përputhje me numrin minimal të parashikuar në ligj, si edhe të plotpjesëtueshëm me tre. Numrin e kandidaturave të paraqitura prej nesh nuk e shohim si problematike për fletën e votimit. Limiti i sipërm i kandidaturave është çështje vetëpërmbajtjeje dhe vetëpërgjegjshmërie”, tha Kaso. 

Kujtojmë se pak ditë më parë Partia Demokratike trimfoi në atë që u quajt si fitorja e betejës së parë ligjore dhe juridike në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit, e cila iu mohua sot përfundimisht nga Kolegji Z gjedhor. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili i shkurtoi listën e kandidatëve për deputetë koalicionit PD-AN. KAS vendosi të pranojë listën me 222 kandidatë për deputetë të koalicionit PD-AN. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
Lista e kandidatëve që janë përjashtuar përfundimisht nga gara e 25 prillit

Kandidatët që Kolegji Zgjedhor “krasiti” dhe nuk do jenë në listën e PD.

Lista e kandidatëve që janë përjashtuar
Qarku Tiranë
Mimoza Hajdarmataj
Rivelino Çuno
Bashkim Murati
Juela Hamati
Dhimtër Muslia
Havzi Ahmati
Irisa Çupa
Oneido Bushi
Vjola Hydi
Qarku Vlorë
Lasko Nasti
Edmond Fetahu
Manjola Nikollo
Hysni Sharra
Afrovita Dhimojani
Eda Begaj

Qarku Berat
Ermira Arizi
Muharrem Hoxha
Dhurata Gjoka
Oltion Këri

Qarku Dibër
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jeton Kaloshi

Qarku Durrës
Aulon Kalaja
Armand Brahimaj
Arjeta Keci
Artjon Bajramaj
Ivo Jorgjoni
Edlira Devolli

Qarku Gjirokastër
Bajram Hysa
Ditar Hodaj
Engjelina Basho

Qarku Korçë
Arben Kambo
Magdalena Hoxha
Kiço Tane
Landi Gushi
Diana Sino
Nikollaq Doku

Qarku Elbasan
Erlind Gurra
Leonard Karaj
Sonila Daiu
Skënder Hasa
Megi Balliu
Ibrahim Sako

Qarku Fier
Ndriçim Bali
Aurora Gjeka
Roel Zoga
Bashkim Xhymertaj
Edmond Nushi
Aida Sema

Qarku Kukës
Admir Sinamati
Demush Kastrati
Vjollca Vata
Festim Mazrreku
Merita Brati
Sokol Dida

Qarku Lezhë
Maksim Kola
Albert Mëlyshi
Leonora Ndreu

Qarku Shkodër
Arben Lushaj
Ermira Kuluri
Zyhdi Reshketa
Astrit Kuci
Lindita Hyseni
Ditmir Harusha

Ora 15:28
Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike, Ivi Kaso: I ndikuar nga PS, por do respektojmë vendimin

 

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso, ka reaguar pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi KAS-in, duke lënë në fuqi vendimin e Ilirjan Celibashit për numrin e kandidatëve të koalicionit PD-AN.

Me një postim në Facebook, Kaso thotë se vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk zbaton ligjin elektoral dhe se është ndikuar i ndikuar politikisht nga PS.

Megjithatë, Kaso thekson se ky vendim do të respektohet.

"Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.

Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë", shkruan ai.

Partia Demokratike shkon në zgjedhje përfundimisht me vetëm 153 kandidatë dhe jo 222 siç pretendonte, pasi Kolegji zgjedhor la në fuqi vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit.

Ora 13:54
Merret vendimi, Kolegji Zgjedhor rrëzon Partinë Demokratike! PD-AN do të shkojë në zgjedhje me 153 kandidatë

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, duke rrëzuar KAS-in e KQZ. Përfundimisht lihet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit. Partia Demokratike shkon në zgjedhje me vetëm 153 kandidatë dhe jo 222 siç pretendonte.  

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 29/03/2021 17:05

    Keto te PD nuk lecojne Kushtetuten dhe K/Zgjedhor por fluturojne me presh ne b.... duke vure kandidaturash per deputet numror topi.Si dikur lipe shtogu dikur me vini dhe mua ne liste,keshtu kavepru Basha ne keto zgjedhje Me vjen keq se disa nga keto kandidat ne Tirane e qarqe te tjera i njohe jane te mire e korrekt intelektual e te perkushtruar,bashka bene te kundern heq nga lista keto dhe len te inkriminurit.Se ashtu ja thote Ivi Kastra i cili shprehet per paknaqesin ndaj vendimit te drejte,ligjore e kushtetues te kolegjit zgjedhor,duke i then jo paligjeshmerise te perpilimit listes te kandidateve per deputet ne zgjedhet politike 25.Prill 2021.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave