Ankimoi zgjatjen e afateve për 'Habilajt', Gjykata rrëzon kërkesën e drejtuesit të policisë së Vlorës 

Ankimoi zgjatjen e afateve për 'Habilajt', Gjykata rrëzon kërkesën e drejtuesit të policisë së Vlorës 

Jaeld Çela, ish-drejtori i policisë së Vlorës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar këtë të enjte, kërkesën e ish-drejtuesit të polisisë së Vlorës, Jaeld Çelës, i cili kundërshtoi zgjatjen e afateve hetimore në lidhje me çështjen "Tahiri".

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jael Çela ankimoi zgjatjen e fundit të afateve të vendosura të Prokurorisë, afat i cili pritet të përfundojë në 18 shkurt.Ndërkohë institucioni i Prokurororisë së Krimeve të Rënda  pritet që në ditët në vazhdim të kërkojë zgjatje tjetër të hetimeve.

Gjykata vendosi disa ditë më parë të pranojë ankimimin e ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahiri për zgjatje te afateve të hetimeve për çështjen "Habilaj"  duke caktuar 10 marsin si afatin e fundit për të çuar dosjen në gjykatë apo për pushimin e hetimeve.

Në nëntor të vitit të kaluar ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Catanias e cila pushoi hetimet ndaj tij pasi nuk gjeti asnjë element të veprës penale (Lexo këtu). Këtë vendim Tahiri e bëri edhe publik duke thënë se ai ka heshtur edhe kur akuzohej padrejtësisht.

Jael Çela, ish-drejtues i policisë së Vlorës është akuzuar si  bashkëpunëtor në dosjen  e "Habilajve", e cila është nën hetim prej më shumë se dy vitesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.  Ai  është shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike së bashku me Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë si dhe ish-drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode, të cilët u arratisën jashtë vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat