Ankoheni nga dimri? Hidhini një sy
vendit më të ftohtë të banuar në botë

Ankoheni nga dimri? Hidhini një sy<br />vendit më të ftohtë të banuar në botë
Vendi më i ftohtë i banuar në botë është një fshat i vogël në Siberi i quajtur Oymyakon. Temperaturat e regjistruara në këtë fshat kanë arritur deri në -90 gradë celsius.
 
Temperatura mesatare e dimrit në Oymyakon është -58 gradë ndërsa fshati ka 500 banorë.
 
Një fotograf nga Zelanda e Re ka udhëtuar në këtë fshat dhe ka sjellë imazhe të cilat e reflektojnë më së miri të ftohtin ekstrem. Amos Chapple shumë shpejt kuptoi se sa e dhimbshme ishte një temperaturë kaq e ulët.
 
“Kisha veshur pantallona shumë të trasha kur dola për herë të parë jashtë. Ishte -47 gradë Celsius. Më dukej sikur i ftohti më mbërtheu këmbët dhe nuk më linte të ecja. Gjëja tjetër që më bëri përshtypje ishte se me raste më ngrihej edhe pështyma, që më çante buzët nga brenda”, është shprehur fotografi.

[gallery]19270[/gallery]

siberi

siberi

siberi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital