Një skaf privat që udhëtonte nga Italia në drejtim të Shqipërisë, mbeti i bllokuar në mes të detit Adriatik, 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit. Alarmin për policinë kufitare e dha djali i drejtuesit të skafit, Adrian Jahaj.
Prej orëve të para të mëngjesit Forcat e Armatosura vijuan operacionet e kërkim -shpëtimit të shtetasit Adrian Jahaj, i denoncuar si i humbur në det. Lokalizimi i skafit me dy persona në bord, kapiteni i mjetit lundrues Adrian Jahaj dhe një shtetas italian, u bë pas 10 ore kërkimesh në det nga dy anije dhe një helikopter "Cougar" i Forcave të Armatosura. Lajmin për lokalizimin e skafit e dha për Report Tv, kapiteni i anijes "Oriku", Ilir Çobo.
Skafi u ankoruar në portin e Durrësit rreth 2 orë pas gjetjes në det. Në bordin e skafit kanë qenë dy persona, drejtuesi i skafit Adrian Jahaj dhe një shtetas italian.
Mjeti lundrues tip skaf ishte nisur mbrëmjen e djeshme nga Italia, por u bllokua në mes të detit si pasojë e mungesës së karburantit.

(Foto ekskluzive e skafit të ankoruar në Portin e Durrësit)
Ora 19:10, Skafi ankorohet në portin e Durrësit
Rreth dy orë pas gjetjes në det të hapur, skafi me dy persona në bord, i deklaruar i zhdukur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, është ankoruar në Portin e Durrësit. Në bordin e skafit janë gjetur dhe dy persona, njëri shtetas shqiptar, njëherazi kapiten i skafit, Adrian Jaha dhe një shtetas italian, i cili ka shfaqur probleme shëndetësore për shkak të të ftohtit.
Ora 17:00 Kapiteni i anijes "Oriku": Lokalizuam skafin në det, 2 persona në bord
Gjendet pas rreth 10 orë kërkimesh në det skafi me shtetasin shqiptar Adrian Jahaj, mjeti lundrues me të cilin ai udhëtonte u bllokuar në mes të detit. Lajmin e konfirmoi Ilir Çobo, kapiteni i anijes detare "Oriku", e angazhuar sot gjatë gjithë ditës në operacionin kërkim-shpëtimi të FA.
Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Çobo u shpreh se është lokalizuar skafi në det.
Sipas tij, ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për rimorkimin e mjetit lundrues në portin e Durrësit. Ai tha se në bordin e skafit ndodhen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
"Skafi është lokalizuar në det, por për shkak të motit të keq, ka qenë i vështirë rimorkimi në portin e Durrësit. Në bordin e Skafit ndodhen dy persona. Përveç kapitenit shqiptar, ndodhet edhe një shtetas italian, ky i fundit në gjendje shëndetësore jo të mirë. Vijon operacioni për sjelljen e skafit në breg", u shpreh për Report Tv, kapiteni i "Oriku", Ilir Çobo.
Ora 10:00, Helikopteri i FA-ve Cougar në ndihmë të operacionit
Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, është ngritur edhe një helikopter Cougari Forcës Ajrore, në ndihmë të operacionit të kërkim - shpëtimit.
Operacioni i kërkim - shpëtimit në det për shtetasin Adrian Jahaj vijon ende dhe është shtrirë deri në pjesën e Gjirit të Lalzit.
Shqiptarja.com ka siguruar edhe videon e Forcave të Armatosura gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në Adriatik.
Ora 09: 00, Ministria e Mbrojtjes operacione kërkim shpëtimi në det
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, rreth orës 06:00 shtetasi Fatjon Jahaj ka informuar Policinë Kufitare se babai i tij, shtetasi Adrian Jahaj është nisur nga Italia drejt Shqipërisë me një skaf privat. Në distancën 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit dhe në grykëderdhjen e lumit të Vjosës, i ka mbaruar karburanti dhe ka kërkuar ndihmë.
Policia Kufitare kërkoi ndihmë tek Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, QNOD, duke vënë në lëvizje të menjëhershme Forcën Detare, e cila nisi për ndihmë dy anije, njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani.
Ora 08:00, Zhduket skafi në det
Një skaf privat që udhëton nga Italia në drejtim të Shqipërisë, ka mbetur i bllokuar në mes të detit Adriatik, 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit. Alarmin për policinë kufitare e dha djali i drejtuesit të skafit, Adrian Jahaj. Ai deklaruar se shkak për bllokimin në det ka qenë mbarimi i naftës.

(Foto ekskluzive e skafit të bllokuar në det)
/Shqiptarja.com

VIDEO