Artisti shqiptar Anri Sala, një nga emrat më të njohur të artit bashkëkohor në botë, do të udhëtojë këtë herë me një ekspozitë të veçantë në Moskë, që do të zgjas plot tre muaj.
Sala do të prezantojë në muzeun “The Garage Museum” të Moskës një instalacion akustik e skulpturor që titullohet “The Last Resort”. Kjo ekspozitë është pjesë e koleksionit të gjashtë të atriumit të Muzeut.
Puna e Anri Salës u përgjigjet karakteristikave arkitektonike dhe akustike të hapësirës, duke paraqitur tridhjetë e tetë daulle baterish orkestrale që krijojnë tinguj në përgjigje të vibracioneve që burojnë nga altoparlantët brenda çdo instrumenti.
Me “The Last Resort”, Anri Sala i përgjigjet arkitekturës dhe akustikës së një atriumi prej 9.5 metrash; një vepër që përmban tridhjetë daulle baterish të kthyera mbrapshtë.
“Motivi me të cilin luan, është një version i ri i Koncertit të Klarinetës të Mozartit në A Major, i ripunuar posaçërisht nga Anri Sala, i cili ka zëvendësuar ritmin origjinal të kompozitorit me udhëzimet e bazuara në ndikimin e erës dhe kushteve të motit, si përvojë e emigrantit James Bell gjatë udhëtimit të tij detar nga Anglia në Australi.
Në atë kohë, erërat dhe rrymat mund të ndikonin ndjeshëm në udhëtimet dhe shpesh përcaktonin suksesin ose dështimin e tyre. Si rezultat, përllogaritja ditore e motit transformon Koncertin e Mozartit për të pasqyruar momentet e lëkundjeve, brezave të lehta, grykave të forta të erës dhe stuhive”, shkruhet në faqen zyrtare të Muzeut Garage.
Dhe rezultati vjen si një risi, që rrjedh nga tërësia e qëllimeve origjinale të Mozartit për pjesën e tij, që u bë përfaqësues i shpirtit iluminist, me tingujt e paparashikuar të prodhuar nën ndikimin e kushteve të erës dhe të motit.
Qysh prej vitit 1789, ajo u bë një krijimtari e rëndësishme muzikore për Iluminizmin, pikërisht në kohën kur kombet e Europës ishin duke rikonceptuar konstruktet e politikës dhe të shkencës.
“Qëllimi im ishte të shkruaja për korrupsionin”, -shpjegon Sala. "Dua të imagjinoj se çfarë do të bëhej në Koncertin e Klarinetit të Mozartit, nëse atij i duhej të notonte dhe të shkruante një mesazh në një shishe derisa të lahej në breg pas një udhëtimi të gjatë”. Ai e përshkruan "The Last Resort"-in si "kontradiktë midis pikës së nisjes e disa parimeve të shquara të Iluminizmit, si toleranca dhe pranimi pa paragjykime i tjetrit - dhe pasojat që lanë pas, duke shtuar paragjykimet, gjë që solli shkatërrim dhe humbje të patregueshme.
Anri Sala, i lindur më 1974 në Tiranë, është artist që jeton në Berlin. Ekspozitat e tij solo e kanë deleguar në vende të ndryshme të botës si: “Museo Tamayo” (Mexico City, 2017), “Neë Museum” (Neë York, 2016), “Benesse Art Site Naoshima” (Teshima Island, 2016), “The Helena Rubinstein Pavilion for Contemporary Art”, “Tel Aviv Museum of Art” (Tel-Aviv, 2014), and Haus der Kunst (Münich, 2014).
Ekspozita e Anri Salës në Moskë do të jetë e hapur nga 29 shtatori deri më 27 janar të vitit 2019, në “Garage Museum of Contemporary Art”