Agjencia italiane e lajmeve, ANSA ka publikuar një artikull ku sugjeron 10 destinacione të cilat nuk duhen humbur nga turistët në vitin 2024 dhe mes vendeve si Spanja, Japonia apo Austria renditet edhe Shqipëria.
Në artikull theksohet se natyra me gjelbërimin, ujërat e kaltra dhe çmimet e ulëta e bëjnë Shqipërinë një ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar gjatë këtij viti, kryesisht në sezonin veror.
Vlora përmendet si një ndër qytetet me plazhet më të bukura duke theksuar veçanërisht Lagunën e Nartës dhe gjirin e Gramës.
“Ujërat blu, shumë gjelbërim dhe çmimet e ulëta e kanë bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës veror; Gjithashtu në vitin 2024 do të zgjidhet si një destinacion trend për pushime në bregdet, në veçanti Vlora, një qytet port në jug të vendit, ndër vendet për të zgjedhur si bazë për të zbuluar plazhet më të bukura. Vlora ofron hotele dhe klube buzë detit të mbushura me palma ku mund të argëtoheni, Laguna e Nartës ku mund të rigjeneroheni dhe një udhëtim me varkë në gjirin e vogël të Gramës për të admiruar peizazhe të bukura”- shkruhet në artikullin e medias italiane.
Shqipëria vendosi rekord gjatë vitit 2023 sa i takon numrit të turistëve që kanë vizituar vendin. Sipas shifrave zyrtare të qeverisë, numri i turistëve që kanë vizituar vendin gjatë vitit që lamë pas i kalon 10 milionë. Ndërsa me nisjen e Vitit të Ri, media prestigjoze si CNN e kanë renditur Shqipërinë mes 10 vendeve që duhen vizituar me patjetër.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.7%
-
Jo
19.5%
-
Ndoshta
10.9%
Vota total: 801
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetari Muça në 'Repolitix': Ka agjenci turistike që paguajnë mediat shqiptare për të thënë se Shqipëria është e shtrenjtë
17 Korrik, 21:31
-
Mero Baze: Përse nuk ekziston turizmi patriotik?
17 Korrik, 19:32
-
Kriza që nuk ekziston me turizmin shqiptar
17 Korrik, 13:11
-
Kush nxin turizmin vendas, gjuan pas shpine shqiptarët që jetojnë falë tij
16 Korrik, 15:34
-
Reportazh/ 'Arratisje në Theth', aty ku gjen qindra turistë gjermanë e britanikë: E dashurojmë ecjen në Alpe dhe freskinë e Syrit të Kaltër
13 Korrik, 13:40
-
Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime
13 Korrik, 07:54
-
Rama: Berati i një mbi një dritareve dhe mijëra turistëve çdo ditë e më shumë
8 Korrik, 11:23
-
Ohri, kjo pasuri e mbrojtur nga UNESCO kërkon më shumë lehtësira për lëvizjen e turistëve në kufirin Shqipëri-Maqedonia e Veriut
6 Korrik, 16:37
-
‘Këtu të presin si dhëndër!’ Pushuesit tregojnë pse zgjedhin Velipojën për pushime! Operatorët turistikë: Kemi më shumë rezervime se vjet
5 Korrik, 16:30
-
Birmingham Live: Turistët britanikë zgjedhin Shqipërinë, pas braktisjes së Spanjës dhe Greqisë
4 Korrik, 09:41
-
Media italiane ‘Paesi Online’: Shqipëria, destinacioni i përsosur për pushime verore
1 Korrik, 08:15
-
Media franceze ‘Voyageur’: Zbuloni mrekullitë e fshehura të Shqipërisë
27 Qershor, 08:16