Antiamerikanizmi është P-utinizëm!

Antiamerikanizmi është P-utinizëm!

Lufta në Ukrainë po bëhet mes dy linjave, atyre që janë pro Putinit dhe pro interesave Ruse dhe ata qe duan demokracinë dhe kërkojnë integrimin në BE dhe anëtarësimin në Nato! Investimi i Putinit është të paktën 20 vjeçar në Ukrainë për të vendosur një klasë politike e një lidership që është në shërbim të Rusisë! Ish presidenti filorus Yanukovich ishte një ndër investimet më të mëdha politike në Ukrainë! Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi, përmes një numri të konsideruar oligarkësh, Putin pretendonte dhe kërkonte kontrollin ekonomik dhe politik të Ukrainës e kështu do e kishte të tijën, pa pasur nevojë për luftë. Për shkak të këtyre dështimeve, atëherë Putin u kthye tek linja klasike, tipar tipik rus, duke përdorur ushtrinë përmes një pushtimit që jo që po ndodh sot konkretisht në territorin ukrainas! Megjithatë, politikat e Putinit për të rritur influencën e tij në Ballkan dhe në Europë janë të investuara përmes oligarkëve dhe sistemeve të investimeve, ku ekonomia dhe politika bëhen bashkë për të kthyer vendet ku janë në shërbim të Rusisë dhe nën influencën e saj!

Putin ka influencë shumë të madhe edhe në Ballkan e kjo lidhet me faktin se këto vende kanë demokraci të brishtë, kanë orientim për diktatura e po ashtu kanë regjime që mbahen e sponsorizohen përmes oligarkëve, që nuk njohin as nje moral apo aptriotizem, përveç parasë e pasurimit mbi kurrizimin e taksapaguesve!

Në Ballkan, kemi disa realitete që nuk janë të ndryshme mes tyre e për pasojë kanë edhe elita politike që janë më shumë të ngjashme me Putinin, sesa me Europën dhe SHBA! Në Ballkan kemi Serbinë që refuzon anëtarësimin në Nato, që mbështet hapur qendrimet e pozicionet e Putin! Për fat të keq, oligarkët e Serbisë, nuk janë të vetëm e kanë inteteresa ekonomoke e pse jo edhe qendrime politike të përbashkëta edhe me oligarkët e vendeve të tjera duke mos përjashtuar këtu as oligarkët e Shqipërisë apo edhe ato të Kosovës!

Vendet si Shqipëria, me një demokraci të brishtë, me një sistem ekonomik të paqëndrueshëm e nën kontrollin e oligarkëve, janë të ekspozuara më shumë për të pasur sukses interesat politike dhe ekonomike të Putinit! Po ashtu, klasa e vjetër politike e Shqipërisë e ka në ADN autoritarizmin dhe dëshirën për të instaluar diktaturë. Kjo e fundit nuk ka nevojë për sovranin për legjitimitet, por është e gatshme të bëj marrëveshje edhe me djallin për të siguruar qëndrueshmërinë e saj. Një diktaturë për të qëndruar dhe për të qenë e fortë ka nevojë të bëj marrëveshje me sisteme të ngjashme edhe kundër interesave të sovranit e për pasojë nuk është fare e interesuar për patriotizëm! Diktatorët nuk kanë patriotizëm, por kanë nevojë patologjike për pushtet e për ta mbajtur atë, janë të gatshëm të bëhen tradhtarë dhe tu shërbejnë interesave antikombëtare.

Për fat të keq, tashmë në Shqipëri kemi jo vetëm një linje politike antiamerikane, por thuajse kemi të instaluar një sistem të tërë ekonomik, politik dhe oligarkësh, që të gjithë bashkë kundër interesave amerikane dhe marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA! Sikur, të mos mjaftonte kjo, kemi edhe gazetarë dhe analistë që janë hapur kundër qëndrimeve amerikane nën justifikimin e sovranitetit. Kjo kategori me propagandë dhe me zërin që ju jepet në studio televizive duan ta orientojnë opinionin publik kundër qendrimeve amerikane!

Për fat të keq, ashtu siç nuk ishte menduar e pritur ndonjëherë, në këto zgjedhje politike, për herë të parë kemi një lëvizje politike antiamerikane që merr pjesë për të pasur pushtet dhe jetëgjatësi politike me legjitimitetin e sovranit! Pra, antiamerikanizmi tashmë në Shqipërisë nuk është vetëm filozofi politike, nuk është as shaka, por është edhe një alternativë politike! Këto, nëse janë antiamerikanë ashtu siç po e dëshmojnë me krenari në podiume dhe po ashtu edhe në Parlament me qëndrime, janë proputinit dhe në shërbim të interesave ruse në Rajon! Këtë shqiptarët nuk duhet ta lejojnë që kështu të kthehen hijet e të kaluarës! Është momenti që nesër dhe në vazhdim shqiptarët të mos votojnë asnjë levizje politike e aq më pak asnjë lider që mban qëndrime antiamerikane, që Shqipëria dhe Kosova të mos jenë nesër ashtu siç është Ukraina sot!

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë