Lirohen 10500 m2 plazh në Shëngjin e Velipojë! Rama: 2 xhunglat e krijuara nga paaftësia kronike e bashkive të djathta (VD)
Aksioni anti-informalitetështë shtrirë në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës ku janë liruar 10500m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme. Vihen nën hetim 9 persona mes tyre edhe drejtorë pranë bashkisë së Lezhës Sokol Tema dhe Arben Ndoj. Kryeministri Edi Rama i ka quajtur plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës si dy nga xhunglat më të mëdha të krijuara nga paaftësia kronike bashkive të djathta.
Aksioni anti-informalitet është shtrirë në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës ku janë liruar 10500m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme, vihen nën hetim 9 persona mes tyre edhe drejtorë pranë bashkisë së Lezhës. Lidhur me këtë aksion ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili i quan plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës si dy nga xhunglat më të mëdha të krijuara nga rrumpalla e kahershme e dokumenteve të pronësisë dhe paaftësia kronike e bashkive të djathta.
"Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumenteve të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta. Çlirimi i tyre nga zaptuesit vazhdon përditë, por fundi pa kthim i lukunisë së zaptuesve, do të vijë me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin Popullit", shkruan Rama teksa ka postuar foto nga aksioni i policisë.
Në kuadër të aksionit anti-informalitet u liruan 8000 m2 plazh në Shëngjin si dhe u sekuestruan 500 çadra e shezlongë. Nën hetim u vunë Arben Ndoj drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Sokol Toma drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Lezhë ndaj të cilëve rëndon akuza për 'shpërdorim detyre'. Policia pezulloi 5 subjekte që ushtronin aktivitet të paligjshëm duke mos paguar shfrytëzimin e hapësirave publike. Nën hetim u vunë pronarët e këtyre subjekteve N.K., Sh.L., E.L., L.K., dhe M.T., për veprat penale " Fshehja e të ardhurave" dhe " Mospagim i taksave".
Aksioni u shtri edhe në Velipojë ku u liruan 2500 m2 plazh dhe u sekuestruan 235 komplete pushuesish komplete (shezlongë + çadra + karrige). Policia e Shkodrës nisi hetimet për dy nga pronarët e subjekteve, L.M. dhe SH.N., që kishin zaptuar këtë pjesë të bregdetit.
Zbatimi i ligjit, domosdoshmeri per krijimin e nje shoqerie moderne!
Përgjigju
Vikena: 10/08/2019 14:23
Ajo fotografia ne plazh me gruan e zahon e bukur por mua mu cua goja leng se nuk kam pase mundesi financire kurre me ba pushime.nuk e di kujt po i shisni ment te pasurve apo te varfeve
Përgjigju
Qytetar plaxhi: 10/08/2019 12:43
PO ME. XHUNGLEN E TRETE NE DURRESIN E DAKOS O ED POLARIZUESI RR . K CFARE DO BEHET
Përgjigju
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
Po
70.2%
Jo
23.3%
Nuk e di
6.4%
Vota total: 917
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
Zbatimi i ligjit, domosdoshmeri per krijimin e nje shoqerie moderne!
PërgjigjuAjo fotografia ne plazh me gruan e zahon e bukur por mua mu cua goja leng se nuk kam pase mundesi financire kurre me ba pushime.nuk e di kujt po i shisni ment te pasurve apo te varfeve
PërgjigjuPO ME. XHUNGLEN E TRETE NE DURRESIN E DAKOS O ED POLARIZUESI RR . K CFARE DO BEHET
Përgjigju