Anti-informaliteti/ Ministrja Denaj: Kontrolluam edhe 4 media, njëra po verifikohet ende (VIDEO)

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se janë kryer kontrolle edhe në katër media, një prej të cilave është në proces verifikimi. Ajo deklaroi se deri tani janë referuar 19 raste në prokurori për shkak të skemave të mashtrimit me TVSH.

Ministrja në një interpelancë të kërkuar nga deputeti Myslim Murrizi sqaroi para të gjitha fazat në të cilat ka kaluar zbatimi i Planit Operacional kundër informalitetit, mbështetur në sektorët e identifikuar me risk sipas modulit të riskut, ndërsa theksoi se ky nuk është një aksion, siç mund të perceptohet, pasi zbatimi i tij do të vijojë

"Kontrollet në biznese janë bazuar te analiza e riskut. Pastaj në maj kemi bërë shumë telefonata për bizneset në bregdet me risk të lartë. Pati edhe një ndërgjegjësim për biznesin dhe më pas u pasua me kontrolle. Në sektorin e Turizmit janë konstatuar mbi 2400 shkelje. Në sektorin e medias një subjekt është në proces verifikimi nga katër kontrolle që janë kryer.

Në total janë referuar 19 raste në prokurori për skemat e mashtrimit me TVSH. Për 31 punonjës të Tatimeve dhe 44 të Doganave janë marrë masa. Rezultatet nuk pritet të jenë të menjëhershme, por qarkullimi në disa sektorë të ekonomisë është rritur. Deklarimi i xhirove është rritur. Nuk është luftë anti-informalitet me aksione", u shpreh Denaj, ku mes të tjerave zbuloi se kontrolle financiare po bëhen në katër mendia në Tiranë.

( Kliko këtu ) fjala e plotë e ministres Anila Denaj

Vetëm pak ditë më parë policia ushtroi një kontroll rutinë në redaksinë e portalit Syri.net dhe televizionit Syri Tv.  Por kontrolli nuk u prit mirë nga drejtuesit të cilët e cilësuan atë si presion..

Kryeministri Edi Rama u shpreh lidhur me këtë rast se është i kënaqur që organet tatimore më në fund kanë filluar që të hetojnë origjinën e parave me të cilat janë ndërtuar mediat në Shqipëri, pa përjashtim. Ndërsa presidenti Ilir Meta u deklaroi  menjëherë pas kontrollit se po e ndjek me shqetësim kontrollin, që ai e cilëson të beftë në një media që sipas tij është e pavarur.

Syri.net u vendos nën mbrojtjen e Presidentit dhe opozitës pas lajmit të rremë për tërmetin ku Edi Rama tha se do të merren masa për pasojat që solli duke nxjerrë në rrugë të gjithë qytetarët e Tiranës. Prokuroria nisi hetimet për rastin e përhapjes së panikut duke marrë në pyetje gazetarin që bëri lajmin dhe pjesën tjetër të redaksisë.

Transparenca e financimit të mediave është edhe një nga kërkesat e OSBE-së  si dhe kushtet e BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shipqrisë në në familjen e madhe europiane.

Numri jashtëzakonisht i lartë i mediave në Shqipëri ka hedhur përherë dyshime për financime të dyshimta si të botës së krimit, ashtu dhe të parave të korrupsionit.


Lajmi kryesor:

Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar: 'Kap çfarë kap' (KÇK) grupi më i madh kriminal, gati ligji special


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës