Anti-KÇK, Bushati: Asnjë kosto shtesë në buxhet për OFL-në, aksioni mund të shtyhet dhe dy vite (VIDEO)

Paketa e shumë diskutuar Anti KÇK për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, do të ketë kosto marramendëse për krimin e organizuar, ndërsa aksioni i OFL-së nuk do të ketë ngarkesë për buxhetin e shtetit.

“Kostoja e këtij aksioni është në shifra marramendëse për atë që i bën dëm shoqërisë. Nuk do të ketë ngarkesë për buxhetin e shtetit, është parashikuar te fondet, ka një zë të veçantë. Nëse kjo funksion dhe do bëhet 10-fishi i punës kostot edhe mund të rriten por është investimi i duhur”, u shpreh Bushati.

Deputeti i PS flet edhe për “jetëgjatësinë” e këtij akti normativ, duke thënë se mund të shtyhet deri në dy vite, në varësi të punës që do bëhet gjatë kësaj periudhe për të luftuar krimin e organizuar. 

Bushati pranon se shteti shpesh herë është treguar më i ashpër me biznesin e pastër se me krimin. Sipas tij, ky abuzim duhet të marrë fund.

“Ne shpesh herë tregohemi më të ashpër me biznesin shqiptar. Ne kemi kaluar ligje ku kalon në vrimën e gjilpërës i drejti kush është nga biznesi dhe duhet të jetë shumë më shumë i deklaruar dhe i pastër dhe korrekt në raport me shtetin se sa po kërkojmë për këta personazhe të botës së krimit që ne e dimë se pa studiuar, pa investuar, pa kryer aktivitet tregtar dhe ekonomik kanë disa prona që nuk i justifikojnë dot. Nuk mund të jemi më tepër të ashpër me biznesin e pastër që mbajnë këtë shtet me taksat që paguajnë, ndërkohë që këta nuk paguajnë as taksa asgjë”, tha Bushati.

Relatori i projekligjit për sekuestrimin e pasurisë Ervin Bushati sqaron se nëse paratë e sekustruara do të justifikohen ato do të kthehen.

“Deri në momentin që sqarohet se si i ka vënë x apo y i dënuar këto prona le të jenë në sekuestron e shtetit, më pas gjykata do ja rikthejë. Është gjykata ajo që vendos nëse ka pasur të drejtë policia ose qeveria për të ndërhyrë për të sekuestruar paratë. Paratë janë të bllokuara. Nëse janë bllokuar pa të drejtë do të rikthehen” , tha deputeti i PS.

Bushati i drejton një thirrje edhe opozitës që vazhdimisht ka akuzuar mazhorancën për miratimin e kësaj pakete.

“Nuk është e pranueshme që sot në vitin 2020 të ketë më shumë reagim për tu mbrojtur të drejtat e krimit të organizuar apo eksponentëve të tyre se për ligj për të drejtat e medias, mjekëve, shoqërisë civile. Atë që bën opozita është se flet më shumë për të drejtat e kriminelëve se për të drejtat e mësuesve, pedagogëve, gazetarëve, policëve. Nuk është [për tu përshëndetur. Në këtë vendimmarrje duhet të ishim bashkë dhe opozita duhej ti bashkohej iniciativës qeverisëse”, u shpreh Bushati.

Në kuadër të ndryshimeve ligjore që po bëhen së fundmi me paketën “Anti KÇK” janë bërë disa amendime edhe në ligjin ekzistues “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara”.

Në Komisionin  e Ekonomisë  është miratuar projektligji për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara që synon që Agjencia që i Administron nga Ministria e Financave të kalojë në vartësi të Ministrisë së Brendshme. Ky projektligj është dërguar në Kuvend dhe do të shqyrtohet në mënyrë të përshpejtuar pasi duhet të miratohet javën e ardhshme në Parlament.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë