Anti-KÇK, Gjonaj: Do anulojmë pasuritë e dyshimta që kanë kaluar në emër të palëve të treta, t'i justifikojnë një më një para drejtësisë (VIDEO)

Subjekt të Anti-KÇK-së tha ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, janë të gjithë ata që i kanë transferuar pasuritë tek palë të treta. Ajo paralajmëroi se këto transaksione do të anulohen, dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Të gjithë ata që kanë menduar t'i shpëtojnë ligjit tha ministrja, do të japin llogari "një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë".

Ministrja Gjonaj tha se Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Gjykatës Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, do t'i sigurohen të gjitha mjetet e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se me paketën Anti KÇK ndryshojnë ligji anti-mafie, ligji i Policisë së Shtetit, administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe Kodi Penal. "Së bashku me ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë tashmë vendimmarrje të kuvendit të Shqipërisë", tha Gjonaj.

"Pas një procesi diskutimesh shterues mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, të ministrisë së  Brendshme, përfshirë këtu edhe zyrën e kryueministrit, Policinë e Shtetit shërbimet partnere dhe ekspertët vendas dhe të huaj të reformës në drejtësi,  sot kemi miratuar në mbledhjen e qeverisë paketën ligjore anti-KÇK. Nërpërmjet kësaj pakete forcohet dhe ashpërsohet lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër të gjithë atyre që mendojnë se mund të sfidojnë në këtë vend forcën eligjit.

Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin anti-mafia, ligjin e policisë së shtetit, ligjin e për administrimin e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara dhe Kodin penal. Të gjitha këto ndryshme së bashku me ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë tashmë vendimmarrje të kuvendit të Shqipërisë. Akti thelbësor i paketës anti KÇK të miratuar sot nga qeveria është akt normativ i cili në fuqi menjëherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që  janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata dhe grupe të strukturuara kriminal, në çdo grup tjetër kriminal dhe terrorist, apo trafiqe dhe krime të tjera të rënda.

Pjesë e paketës Anti KCK që shënjestron pasurinë, janë edhe ata të cilët ndonëse të akuzuar për kryerje të krimeve të rënda, apo përfshirje në krim të organizuar dhe terrorizëm  për shkak të sistemit të kalbur dhe të korruptuar të drejtësisë, nuk u dënuan kurrë dhe sot lëvizin të lirë.  Të gjithë këta, qofshin të dënuar apo të akuzuar për kategoritë e krimeve më lart do të  provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre, apo dhe të familjarëve të tyre burojnë nga puna dhe jo nga aktivitet i paligjshme dhe i pa justifikuar. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për tu justifikuar ligjshmërinë e kësaj pasurie. Njëkohësisht subjekte të kësaj pakete, janë të gjitha ata që për të fshehur pasuritë e tyre të paligjshme, i kanë transferuar në emra të palëve të treta, Këto transferime apo transaksione, do të anulohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Persona që kanë bërë këto lloj transferimesh do duhet të japin llogari një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë. Akti normativ i miratuar do t'i japë Policisë së Shtetit, SPAK, dhe gjykatave të posaçme, mjetet dhe kornizën e duhur ligjore për të luftuar krimin e organizuar në mënyrën më efikase të mundshme. 

Ndërsa pjesa tjetër e paketës ka të bëjë me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët po sfidojnë shtetin, ligjin dhe tërë shoqërinë me vendime si ai i Gjykatës së Krujës, që ndonëse i fundit në radhë, nuk është i vetmi. Për të gjithë këta sfidues të ligjit dhe vlerave të shoqërisë që abuzojnë për interesa personal dhe korruptiv teksa kalojnë ditët e fundit para vettingut, me këtë paketë institucionet e reja të drejtësisë, organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë do të kenë mekanizma të reja efikase  për të ndëshkuar çdo gjyqtar dhe prokuror që merr guximin të shkelë ligjin", tha Gjonaj.


Lajmi kryesor:

Hyn në fuqi paketa/ Pafajësi nga 'drejtësia', por jo nga anti-KÇK! Edhe të akuzuarit do justifikojnë pasurinë, anulohen transaksionet tek të tretët


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb