Hyn në fuqi paketa/ Pafajësi nga 'drejtësia', por jo nga anti-KÇK! Edhe të akuzuarit do justifikojnë pasurinë, anulohen transaksionet tek të tretët

TIRANE - Hyn në fuqi paketa ligjore Anti0 KÇK. Sot qeveria në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratoi me akt normativ ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Vendimi u mori pak pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.

"Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën Anti-KÇK dhe Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar", shkroi Rama në rrjetet sociale. 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, doli në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ku dha detajet e subjekteve të kësaj pakete që vjen pas konsultimeve edhe me Ministrinë e Brendshme, kryeministrin dhe ekspertët vendas e të huaj. Gjonaj tha se paketa ka të bëë me pasurinë "e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata dhe grupe të strukturuara kriminal, në çdo grup tjetër kriminal dhe terrorist, apo trafiqe dhe krime të tjera të rënda".

Por pjesë e paketës Anti-KÇK janë edhe të gjithë ata që ndonëse nuk janë të dënuar por vetëm të akuzuar për krime të rënda, nuk janë dënuar nga drejtësia e korruptuar, nga ata gjyqtarë që po abuzojnë me ligjin për interesa personale dhe korruptive në ditët e fundit para vetingut, duke i lënë të lirë, siç tha Gjonaj. Këta persona - tha ministrja - duhet të "provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre, apo dhe të familjarëve të tyre burojnë nga puna dhe jo nga aktivitet i paligjshme dhe i pa justifikuar".

Në 'lupën' e Anti KÇK do të jenë edhe të gjithë ata që i kanë fshehur pasuritë e paligjshme duke i transferuar në emra të palëve të treta. "Këto transferime apo transaksione, do të anulohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Persona që kanë bërë këto lloj transferimesh do duhet të japin llogari një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë", tha Gjonaj.

Subjekt i kësaj pakete janë edhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë dhënë vendime abuzive. Akti normativ i miratuar do t'i japë Policisë së Shtetit, SPAK, dhe gjykatave të posaçme, mjetet dhe kornizën e duhur ligjore për të luftuar krimin e organizuar në mënyrën më efikase të mundshme. 

Akti normativ hyn në fuqi menjëherë pas vendimit të qeverisë, por brenda 45 ditëve duhet që të aprovohet nga Kuvendi, ndryshe bie. Vendimi i sotëm i qeverisë, sjell ndryshime në ligjin anti-mafia, ligjin e policisë së shtetit, ligjin e për administrimin e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara dhe Kodin penal. 

Kjo njësi do të hetojë dhjetëra krime të parashikuara në Kodin Penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, falsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni e terrorizmi. Struktura policore ka të drejtë të nisë hetim pasuror për individët që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie.  Do të goditen dhe do të shpallen të paligjshme edhe kalimet fiktive të pasurive tek të afërm apo persona të tretë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Anti-KÇK, Gjonaj: Do anulojmë pasuritë e dyshimta që kanë kaluar në emër të palëve të treta, t'i justifikojnë një më një para drejtësisë (VIDEO)

Subjekt të Anti-KÇK-së tha ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, janë të gjithë ata që i kanë transferuar pasuritë tek palë të treta. Ajo paralajmëroi se këto transaksione do të anulohen, dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Të gjithë ata që kanë menduar t'i shpëtojnë ligjit tha ministrja, do të japin llogari "një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë".

Ministrja Gjonaj tha se Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Gjykatës Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, do t'i sigurohen të gjitha mjetet e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se me paketën Anti KÇK ndryshojnë ligji anti-mafie, ligji i Policisë së Shtetit, administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe Kodi Penal. "Së bashku me ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë tashmë vendimmarrje të kuvendit të Shqipërisë", tha Gjonaj.

"Pas një procesi diskutimesh shterues mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, të ministrisë së  Brendshme, përfshirë këtu edhe zyrën e kryueministrit, Policinë e Shtetit shërbimet partnere dhe ekspertët vendas dhe të huaj të reformës në drejtësi,  sot kemi miratuar në mbledhjen e qeverisë paketën ligjore anti-KÇK. Nërpërmjet kësaj pakete forcohet dhe ashpërsohet lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër të gjithë atyre që mendojnë se mund të sfidojnë në këtë vend forcën eligjit.

Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin anti-mafia, ligjin e policisë së shtetit, ligjin e për administrimin e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara dhe Kodin penal. Të gjitha këto ndryshme së bashku me ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë tashmë vendimmarrje të kuvendit të Shqipërisë. Akti thelbësor i paketës anti KÇK të miratuar sot nga qeveria është akt normativ i cili në fuqi menjëherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që  janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata dhe grupe të strukturuara kriminal, në çdo grup tjetër kriminal dhe terrorist, apo trafiqe dhe krime të tjera të rënda.

Pjesë e paketës Anti KCK që shënjestron pasurinë, janë edhe ata të cilët ndonëse të akuzuar për kryerje të krimeve të rënda, apo përfshirje në krim të organizuar dhe terrorizëm  për shkak të sistemit të kalbur dhe të korruptuar të drejtësisë, nuk u dënuan kurrë dhe sot lëvizin të lirë.  Të gjithë këta, qofshin të dënuar apo të akuzuar për kategoritë e krimeve më lart do të  provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre, apo dhe të familjarëve të tyre burojnë nga puna dhe jo nga aktivitet i paligjshme dhe i pa justifikuar. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për tu justifikuar ligjshmërinë e kësaj pasurie. Njëkohësisht subjekte të kësaj pakete, janë të gjitha ata që për të fshehur pasuritë e tyre të paligjshme, i kanë transferuar në emra të palëve të treta, Këto transferime apo transaksione, do të anulohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Persona që kanë bërë këto lloj transferimesh do duhet të japin llogari një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë. Akti normativ i miratuar do t'i japë Policisë së Shtetit, SPAK, dhe gjykatave të posaçme, mjetet dhe kornizën e duhur ligjore për të luftuar krimin e organizuar në mënyrën më efikase të mundshme. 

Ndërsa pjesa tjetër e paketës ka të bëjë me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët po sfidojnë shtetin, ligjin dhe tërë shoqërinë me vendime si ai i Gjykatës së Krujës, që ndonëse i fundit në radhë, nuk është i vetmi. Për të gjithë këta sfidues të ligjit dhe vlerave të shoqërisë që abuzojnë për interesa personal dhe korruptiv teksa kalojnë ditët e fundit para vettingut, me këtë paketë institucionet e reja të drejtësisë, organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë do të kenë mekanizma të reja efikase  për të ndëshkuar çdo gjyqtar dhe prokuror që merr guximin të shkelë ligjin", tha Gjonaj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rem: 31/01/2020 16:20

    paketa KCK nuk kap politikanet qe jane kriminelet dhe hajdutet me te medhenj te atij vendi, kshuqe 500 vjet roberi edhe 500 vjet te tjera na presin, bye bye popull i shkrete.

    Përgjigju
  • ed daja: 31/01/2020 16:18

    Mjafton te fillohet me kryetaret e bashkive, deputetet e njerez te ketij rangu. Por si gjithmone do bejne koka turku. Do merren me njerezit e thjeshte. Kur berisha te tregoje si e ka blere vilen, rama gjithashtu, djali i tij te na thote si mund ti lejoje vetes range rover, dashnorja e ... si e mban dyqanin ne bllok, basha si e ka blere nje kat ne qender te tiranes, nusja e tij si e ka blere nje kat te sheraton dhe ministrja ne fjale si i paguan hotelet e shtrenjta atehere ndoshta mund te fillohet te kihet besim.

    Përgjigju
  • Ligji: 31/01/2020 15:17

    Fillo njeher nga kati fundit i bashes pastaj beje nje xhiro nga surreli. Pastaj te peshat e lehta qe quhen trafikant.

    Përgjigju
  • Shqip: 31/01/2020 14:33

    Opo se edhe pak zdo ken as bicikleta populli

    Përgjigju
  • Lol: 31/01/2020 13:41

    Kan harruar ish-parteneret... Tashi do ndahen çiftet

    Përgjigju
  • Xhoi: 31/01/2020 13:12

    Brovo primo ministro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë