Anti-KÇK-ja e dytë/ Si do goditen gjyqtarët dhe prokurorët abuzues për 3 ditë, mazhoranca aktivizon projektligjin

Shumica socialiste do të miratojë në fillim të këtij muaji nismën e dytë ligjore anti-KÇK (kap çfarë të kapësh) në drejtësi. Nëse akti normativ i miratuar nga qeveria të premten që shkoi parashikon goditjen e njerëzve të krimit përmes izolimit fizik, sekustrimit të pasurive dhe heqjen e të drejtës për të marrë para publike, nisma e dytë ligjore synon goditjen brenda 3 ditëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve 'KÇK', të cilët po shfrytëzojnë maksimalisht kohën që u ka mbetur në sistem para se të përballen me Vetingun, duke bërë kërdinë me vendime arbitrare dhe dukshëm abuzive. 

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, njoftoi përgatitjen e projektligjit për miratim në Parlament në fillim të shkurtit, ndërsa theksoi se 'Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë depozituar edhe disa kërkesa të tjera, në bashkëpunim edhe me misionin EURALIUS dhe OPDAT', të cilat do të reflektohen në projektligj.

Po çfarë parashikon konkretisht nisma ligjore kundër KÇK-së në drejtësi?

Nisma e depozituar në Kuvend që në 6 dhjetor 2019 nga tre deputetët e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, Edmond Leka dhe Adnor Shameti, ndyshon ligjin nr. 96 / 2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke kaluar përkohësisht në kompetencë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë hetimin e shkeljeve të magjistratëve dhe ndëshkimin e tyre. Me miratimin e këtij projektligji, KLGJ dhe KLP verifikojnë menjëherë informacionin apo ankesën për shkelen e një gjyqtari apo prokurori në detyrë.

Kur përcaktohet se informacioni ose ankesa është e besueshme, KLGJ dhe KLP vendosin brenda 3 ditësh për pezullimin nga detyra të gjyqtarit apo prokurorit. Masa e pezullimit merret nëse KLGJ apo KLP krijojnë bindjen se vazhdimi i magjistratit në detyrë dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, ose diskrediton  rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit. Masa e pezullimit zgjat deri kur të merret vendimi përfundimtar për procedimin disiplinor. Pra, çdo qytetar, me anë të ankese mund të pezullojë nga detyra një gjyqtarë apo prokuror brenda disa ditëve, gjithnjë nëse ankesa e tij është e drejtë.

Sipas ligjit aktual në fuqi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është i Ispektori i Lartë i Drejtësisë autoriteti përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Inspektori, pasi bën verifikimin i propozon KLGJ ose KLP masën disiplinore për magjistratin. Por meqenëse kreu i Ispektoriatit sapo është zgjedhur Artur Metani dhe ky istitucion kërkon kohë që rekrutojë srafin, të përgatisë rregulloret dhe të funksionojë plotësisht, mazhoranca ka menduar që kompetencat e Ispektoriatit t'i ushtrojnë përkohësisht KLGJ dhe KLP. Sipas projektligjit, KLGJ dhe KLP do hetojnë shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në 6 muaj pas ngritjes së Ispektoriatit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur