TIRANË-Dy iranianëve me shtetësi gjermane u është ndaluar të futen në territorin e vendit tonë, pas tentativës për të hyrë përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Batool Soltani dhe Afshin Kalantari erdhën disa ditë më parë nga Gjermania me ftesë të një shoqate iraniane me emrin ASILA, përreth së cilës mblidhen kryesisht iranianë që dezertojnë nga MEK, që ndodhet në Manëz.
Autoritetet shqiptare kanë kryer deportimin me pretendimin se janë një kërcënim serioz për vendin 72 orë pas mbërritjes në Rinas, ndërsa e njëjta përgjigje u është dhënë edhe autoriteteve gjermane, nga ku janë kthyer.
Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen një javë pas anulimit të samitit vjetor të anëtarëve të MEK, për arsye sigurie, pas kërcënimeve për një sulm terrorist të mundshëm. Anëtarët e MEK pranuan kërkesën e autoriteteve shqiptare për të shtyrë për një moment të dytë samitin.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv dallohen dy shtetasit iranianë duke qëndruar në kushte të vështira në ambientet e brendshme të aeroportit të Rinasit, në pritje për t’u depërtuar drejt Gjermanisë.
Iranianët që mbërrijnë në vendin tonë i nënshtrohen një kontrolli të shumëfishtë, me synimin e parandalimit të hyrjes së të ashtuquajturve agjentë të njësisë operacionale sekrete iraniane, KUDS. Këta të fundit, që prej kohës së strehimit të disa mijëra anëtareve të MEK, në kampin e tyre në Manëz e kanë vënë në shënjestër të vëmendjes së tyre edhe Shqipërinë.
Dy javë më parë me urdhër të SPAK zyrat e shoqatës ASILA u kontrolluan nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi ajo është vënë nën hetim për lidhje me regjimin e shtetit të Iranit dhe veprimeve që synojnë cenimin e sigurisë të anëtareve të MEK.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 725
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Planifikonte sulm terrorist në kampin e muxhahedinëve, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për iranianin e arrestuar
17 Korrik 2023, 14:51
-
CNN artikull MEK-ut, po përballet me të ardhme të pasigurt! Nuk zbatuan marrëveshjen, bastisja në Manzë me urdhër të Iranit
11 Korrik 2023, 12:41
-
Berisha akuzoi Ramën se i ka dorëzuar kompjuterët e MEK në Teheran, përgënjeshtron policia: S’kemi lidhje me Iranin, asnjë nga pajisjet s'është dërguar jashtë vendit
6 Korrik 2023, 17:25
-
Rama për 'Der Spiegel': Nëse muxhahedinët e 'MEK' duan luftë, duhet të largohen nga Shqipëria
30 Qershor 2023, 18:50
-
Durrës, policia e FNSH prezencë të shtuar te kampi i MEK në Manzë, kontroll makinave që hyjnë e dalin nga rezidenca muxhahedine
29 Qershor 2023, 08:15
-
Muxhahedini i arratisur nga kampi Ashraf për Report Tv: MEK do luftë mes Iranit dhe Shqipërisë! Do përfshirjen e NATO-s që të godasin ajatollahët
27 Qershor 2023, 19:37
-
Rreziku i muxhahedinëve iranianë për Shqipërinë
26 Qershor 2023, 10:33
-
Kush i paguan muxhahidinët e Manzës? Ja çfarë dihet për financimin e MEK-ut
25 Qershor 2023, 18:16
-
Kontrollet në kampin e MEK, deputeti i PS: Duhet të vendosim rregulla më strikte! Rexhepi: Muxhahedinët agjentë të stërvitur, t’u bllokohet interneti
23 Qershor 2023, 22:30
-
Peleshi për aksionin e policisë në kampin e MEK: Nuk do lejojmë krijimin e ‘ishujve të vegjël’ ku shkelet ligji shqiptar
23 Qershor 2023, 15:43
-
Kreshnik Spahiu: Tre qëndrimet e SHBA ndaj Kinës, Serbisë dhe Iranit, një lekson për “patriotët” shqiptarë
22 Qershor 2023, 21:40
-
Carlo Bollino: Ekziston një lidhje mes MEK, Berishës dhe sulmit hacker kundër Shqipërisë? Ja disa fakte
22 Qershor 2023, 19:10
Sipas kartave qe keni vene ne foto, keta jane me leje qendrimi te perhershme ne Gjermani, por jo shtetas gjermane.
PërgjigjuGruaja eshte me neshtetesi Gjermane ( e lindur ne Iran) kurse burri me neshtetetsi Iraniane dhe me leje qendrimi te perhershme ne Gjermani . Tschüss.
Po sikur të jenë thjesht turistë??
PërgjigjuA e lexove artikullin? Kane ardhur me ftese te nje shoqate te dyshimte, pra shancet qe te jene thjeshte turiste jane te vogla. Irani eshte shtet terrorist edhe na ka vene ne shenjester. Policia duhet te jete supervigjilente.
Cfare skandali. Po mire neser kur amerika te laje bythen me iranin, ku do mbeteni me kete servilizmin e llojit "me katolik se papa"?! Njerez pa karakter mbetet.
Përgjigju@bubi, qetesohu mer k... se s'te shau gruan, opinion shprehu
Po pse ore kelysh qeni shpetimin e bythes tende e tonen bashk me te kosovareve kush e beri e bere ti? Po sovranitetin e shteteve tona kush e garanton o debil dixhital e garanton ti apo une?