Antonela Berisha e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality show-s, ka thënë shpesh nëpër intervista se e kanë ngacmuar shumë figura publike, si politikanë, këngëtarë dhe së fundmi zbuloi edhe një futbollist.

Antonela ka treguar se është ngacmuar nga futbollisti i njohur i Italisë Mario Baloteli, teksa ishte në një lokal.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin është i njohur, Baloteli. E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmuar. bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kështu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.

Si një ish-banore e shtëpisë së “Big Brotheri” Antonela e ftuar në e “Diell” nuk mund të mos pyetej edhe lidhur me këtë eksperiencë. Ajo tregoi se kush janë për të dy personazhet më të shtirura brenda shtëpisë.

 “A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, tha Antonela.