Antonela tregoi për ngacmimin nga Baloteli, Ledjana e ironizon keq, ja çfarë komenti i ka shkruar

Antonela tregoi për ngacmimin nga Baloteli, Ledjana e ironizon keq, ja çfarë komenti i ka shkruar

Ledjana dhe Antonela

Antonela Berisha e ka treguar shpesh që e kanë ngacmuar figura publike, sidomos politikanë, por kësaj here bëhej fjalë për një futbollist. Antonela ka treguar se është ngacmuar nga futbollisti i njohur i Italisë Mario Baloteli.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kshu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.

Videoja ka qarkulluar në TikTok dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana si përdoruese e rregullt e ka parë, por ka vendosur edhe ta komentojë në mënyrë ironike.

“Mbrëmë piva kafe me Ronaldon”,- ka komentuar Ledjana.

Ajo e shprehu ‘inatin’ me Antonelën edhe kur ajo ndodhej brenda shtëpisë.

Ajo ka komentuar në Instagram “dihet” kur është pyetur se kë do donte të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Direkt të gjithë kanë aluduar se sigurisht e ka për Antonelën.

Ndryshe nga shumë ‘armiqësi’ në programin “Për’puthen” që pamë të harroheshin jashtë Ledjana dhe Antonela vazhdojnë po njësoj.

Ledjana e ka akuzuar Antonelën si dikush që ndërhynte në çift dhe se deri në momentin e fundit i ka kërkuar Mevlanit “të dilnin çift bashkë”.

Ledjana rrëfeu se ajo dhe Mevlani do të deklaroheshin që në takimin e 4, ku kanë dhënë puthjen e parë, por Antonela e mori vesh dhe krijoi një situatë dramatike në emision duke bërë që deklarata e tyre të shtyhej për shumë më vonë.

Gjithashtu ajo ka treguar që ata dy nuk e ndërprenë komunikimin mes tyre. Gjithsesi tashmë me informacionet që kemi asnjëri prej të treve nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump