Anulimi i fluturimit nga Milano, reagon “Air Albania”

Anulimi i fluturimit nga Milano, reagon “Air Albania”

Air Albania

Kompania ajrore “Air Albania” ka reaguar pas anulimit të fluturimit Milano-Tiranë, i planifikuar pasditen e djeshme në orën 16.50, ku dhjetëra pasagjerë shqiptarë u lanë në aeroport.

“Air Albania” sqaron se anulimi u fluturimit erdhi për shkak të një problemi teknik, por thekson se pasagjerët u janë trajtuar në përputhshmeri me të drejtat e tyre.

“Pas një problemi teknik dhe duke pasur në fokus sigurinë e pasagjerëve ne u detyruam të anullojmë fluturimin”, thuhet në njoftim.

Kompania ajore thekson se pasagjerët janë mbajtur të informuar nga stafi i Air Albania dhe do të fluturojnë ditën e sotme nga Milano në Tiranë.

Reagimi i Air Albania

Në përgjigje të publikimit në një media të një situate anullimi e cila ka ndodhur për shkaqe teknike në fushen e aviacionit, gjejmë rastin të sqarojmë publikun se pasagjerët tanë të fluturimit ZB2004 nga Milano në Tiranë në datën 11 Tetor, janë trajtuar në përputhshmeri me të drejtat e pasagjerëve, Rregullorja (EC) 261/2004.

Pas një problemi teknik dhe duke pasur në fokus sigurinë e pasagjerëve ne u detyruam të anullojmë fluturimin. Pasagjerët janë mbajtur të informuar nga stafi i Air Albania dhe gjithashtu do të fluturojnë ditën e sotme nga Milano në Tiranë.

Air Albania garanton në nivel maksimal sigurinë në avionët dhe udhëtimet tona.

Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet 24/7.

Me Air Albania çdo qiell është i sigurtë!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 12/10/2024 18:58

    Kompani mashtruesash...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën