Një apartament në katin e tretë të një pallati në rrethrrotullimin e dytë të Astirit u përfshi nga flakët mesditën e së shtunës. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta të zjarrfikëses, të cilat në pak minuta neutralizuan flakët.
Në katet e tjera, për shkak të shtëllungave të tymit, disa banorë mbetën të bllokuar, çfarë kërkoi ndërhyrjen me shkallë të zjarrfikëses.
Në një moment, në video të siguruar nga Report Tv shfaqet një zjarrfikës duke tërhequr dhe shpëtuar nga tymi 2 të mitur, të cilët i merr një e nga një për t’i transportuar poshtë.
Për fat të mirë, nuk raportohen probleme te banorë të pallatit. Policia dhe zjarrfikësit e Tiranës pritet të përcaktojnë shkakun e zjarrit në këtë apartament.
Komente










