Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales Oltion Bistrin duke e dënuar përfundimisht me 7 vite heqje lirie. Trupa gjykuese me relator Dhimitër Lara e anëtar Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi vendosën ta dënojnë edhe për pastrim parash e korrupsion pasiv.
Gjykata e shkallës së parë i kishte rrëzuar këto akuza dhe si rezultat Bistri u dënua me 3 vite burg, që me dënim të shkurtuar shkoi në 2 vite. Me vendimin e Apelit të Posaçëm, i konfiskohen 1 milion euro pasuri, të cilat shkalla e parë më herët ia kishte kthyer.
Lajm në përditësim...











Komente
Komento