Apeli i GJKKO këtë të enjte ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-zëvendës-ministren e Brendshme, Rovena Voda, nën akuzën e "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm" për punësimin në Ministrinë e Brendshme të një personi.
Nga dosja rezultoi se Voda ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Mes tyre zhvillohen një mori bisedash në lidhje me temën në fjalë, të cilat ndodhen në dosjen e SPAK. Por edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri nuk arriti që të fitonte.
Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84%
-
Pak
9.4%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2203
Lajme të tjera
-
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
23 Prill, 14:59
-
Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj në SPAK me hard disk në dorë
22 Prill, 08:58
-
Gjykon Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës
19 Prill, 15:39
-
Balla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol! Rregulla të reja për përdorimin e fishekzjarrëve
17 Prill, 12:58
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste
17 Prill, 10:49
-
Vangjush Dako në GJKKO, ekspertiza e re nxjerr 6.2 mln lekë dëmin nga 'Shëtitorja! Javën tjetër vendimi nëse dosja kalon për gjykim
12 Prill, 13:25
-
Ndoqën burrat e tyre në Siri, GJKKO dënon me 5 vite shërbim prove 9 gratë e xhihadistëve
11 Prill, 20:41
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena
6 Prill, 10:00
-
'Metamorfoza', kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Oltion Bistrin
5 Prill, 11:28
-
Dosja 5D, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë
30 Mars, 10:30
-
Sterilizimi/ Dërgohet për gjykim Beqaj, ish-zv.ministri Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj e 6 të tjerë! Ja shkeljet në koncesionin me vlerë 100 mln euro! SPAK: S’u realizuan kushtet e kontratës
30 Mars, 10:11
-
VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin
29 Mars, 14:59
keshtu eshte kur ve pabuksa ne poste ministrore. Skane ngopur barkun me buke duan dhe arka peshku
PërgjigjuMua ma ka vonuar nje pashaporte 7 muaj, sikur ta dija ja kisha dhene edhe une nje arke me peshk.
Përgjigju