Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Fredi Belerin, Ambasadorja greke: Pati parregullsi, të lejohet të marrë pjesë në seancën e PE

Ambasadorja Greke ishte e pranishme në seancë gjyqësore në Apelin e GJKKO-së ku u la në fuqi dënimi me 2 vite burg i Fredi Belerit  

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikpyetje për objektivitetin e procesit e çështjes prezumimi i pafajësisë, burgimi i zgjatur i zotit Beleri, dënimi jo proporcional dhe mos lejimi i të dejtës së betimit.

Megjithë dëshirën e popullit të Himarës siç u shpreh ajo nëpërmjet procesit zgjedhor, bashkia ende sot drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur nga votuesit.

Përparësi për Greqinë mbeten gjithmonë respekti i shtetit të së drejtës, respekti i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare që përbëjnë parime bazë të BE-së.

Zoti Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian

Është pjesë e shtetit të së drejtës që eurodeputetë e zgjedhur të kenë mundësinë të paraqiten personalisht në të gjitha punimet e Parlamentit Europian duke filluar nga seanca plenare e korrikut që vjen.",- tha Konstantina Kamitsi pasi doli nga seanca në Apel


Lajmi kryesor:

U kap duke blerë vota, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Fredi Belerin


S.G/K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Farka e artizanëve’, reportazhi në ‘Veri Jug’ të dielën në Report Tv ora 13:30

‘Farka e artizanëve’, reportazhi në ‘Veri Jug’ të dielën në Report Tv ora 13:30