DURRËS - Gjykata e Apelit liron kreun e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, të vënë nën masë arresti me burg me akuzën e ngritur nga prokurori Arjan Ndoja për shpërdorim detyre.
Gjyqtari i Apelit Valbon Çekrezi vendosi ta lirojë drejtorin e Katasdrës duke i hequr masën e "arrestit me burg" dhe duke vendosur ndaj tij "detyrim paraqitje".
Zv.kryeministri Erion Braçe ndoqi seancën e parë gjyqësore në Durrës ku Pula u la në masë arresti me burg. Braç tha se është presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti zv.kryeministri, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.
Prokurori Arjan Ndoja është akuzuar edhe nga kryeministri Edi Rama se vepron në shërbim të grupeve kriminale, dhe u bën presion zyrtarëve duke paralajmëruar një ligj special kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, por që janë ende në sistemin e drejtësisë. Rama e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si 'KÇK', prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe po ecin me parimin (Kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohemi.
Në një vendim të 10 tetorit, gjykata e Apelit rrëzoi sërish prokurorin Arjan Ndoja për akuza të pababazuara në lidh dhe prova duke liruar edhe zv.drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës Lusiena Kola, pas ankimimit të avokatit të saj mbrojtës Gramoz Lika.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.6%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 565
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit liron me arrest shtëpie ish-juristin e Kadastrës! Dosja e tretë për Mikel Zahon, akuzë për tjetërsim pronash
6 Dhjetor 2024, 15:30
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor 2024, 11:35
-
I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja! Redjan Rrajës i konfiskohen pasuritë, e vulos dhe Apeli i GJKKO-së
23 Tetor 2024, 13:29
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal! 6 vite për nipin e ish-deputetit socialist
18 Tetor 2024, 20:13
-
Akuzohen se abuzuan me fondet e rindërtimit, 3 nga 5 zyrtarët e bashkisë Rrogozhinë mbeten në 'arrest me burg', 2 lirohen
2 Tetor 2024, 09:31
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali/ Dalin në gjykatën e Durrësit 2 të arrestuarit në Manzë! Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin
26 Shtator 2024, 10:59
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, Apeli i GJKKO lë në burg Julian Meçajn
26 Shtator 2024, 10:28
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK jep pretencën! Kërkon dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën
17 Shtator 2024, 14:14
-
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sillen nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! Anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ në kërkim edhe për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt e mikut të tij
14 Gusht 2024, 11:58
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO zgjat hetimet me 3 muaj për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerët
16 Korrik 2024, 15:11
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Apeli lë në burg përjetë Redjan Rrajën, 35 vite për Ariol Halilin
5 Qershor 2024, 15:11
-
Iu ndalua të lëviznin lirisht, avokatët bojkot 5 ditë gjyqeve, gjykata e Durrësit i fton në bisedime
3 Qershor 2024, 13:14
arjani eshte super prokuror
PërgjigjuBravo Valbon. E kalove vetingun. Mos te ishte Brace ne mes nuk kishe per ta nxjerre Pulen nga koteci.
PërgjigjuÇfar tëmerri maloku kok pa lar kokën me mora është në sistemin e drejtësis. Ky malok me 8 vjeçare e me 3 muaj kurs plepash bën rolin e ekspertit. Mjer Shqipria me malok tëtill që e kan qelb Shqiprin era PËRÇ.
Përgjigju