Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, të zhvillohet ditën e hënë, me 15 shtator, ora 12:00.
Burime nga Gjykata e Aeplit kanë bërë të ditur se trupa gjyqësore e ngarkuar për këtë çështje perbehet nga Alaudin Malaj, Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri.
Fullani u arrestua të premten e kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata e shkalles se parë mori parasysh kërkesën e Prokurorit të çështjes duke pranuar kërkesën për masën e sigurisë "Arrest me burg".
Avokati mbrojtës i Ardian Fullanit, Maksim Haxhia, vlerësoi si jo të ligjshem këtë vendim, ndërsa bëri të ditur për mediat se do të apelonte vendimin. /ATSH/
/Shqiptarja.com